Krimi në familje trondit edhe Librazhdin, burri vret gruan me sëpatë e më pas vetëvritet

7 Qershor 2021, 19:40Kronika TEMA
Krimi në familje trondit edhe Librazhdin, burri vret gruan me

Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin pa u bërë ende 24 orë.

Një burrë vrau gruan me sëpatë dhe më pas i dha fund jetës, duke u vetëvarur këtë të hënë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur 53-vjeçarja Menturie Bici dhe Qemal Bici, 56-vjeç.

Burimet paraprake thonë se në momentin e krimit, çifti i bashkëshortëve ishte vetëm në shtëpi. Kanë qenë fëmijët, të cilët kur janë kthyer në banesë, kanë gjetur nënën e tyre të vrarë dhe më pas të atin të varur në një pemë.

Shkaqet e kësaj ngjarje tragjike momentalisht janë të panjohura.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë (sëpatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Elbasanit në një njoftim paraprak për mediat.

3 komente në “Krimi në familje trondit edhe Librazhdin, burri vret gruan me sëpatë e më pas vetëvritet”

  1. Kjo hangeshin kokat njeri tjeterit po funksinon apo jo Edi? says:

    Po vajti kjo pune keshtu si ka nisur ,deri ne shtator nuk do jete gjalle me njeri !!!???u

  2. Prifti says:

    Cfare tmerri?!?.
    Cfare po ndodh o popull.?

    1. The Republic islamic of kosovo says:

      [email protected] asgje Urate asgje nuk po ndodh ! jashteqitjet turko-islamike nuk njohin guhe tjeter komunikimi ata njohin vetem vrasje sepse keta njethundrake nuk dine te falin ! lloji i kafshes arabe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje