Një 45-vjeçar me iniciale Y.Xh është vrarë në fshatin Gjocaj të Peqinit.
Ky i fundit mbeti fillimisht i plagosur por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.
Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes, me iniciale L.B., është arrestuar pas disa minutash ndjekje nga policia.
Po kështu autorit iu sekuestrua edhe pistoleta e krimit. Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale.
Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës.
Informacioni paraprak i Policisë së Elbasanit:
Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Jepni Talibane vrisni njeri tjetrin si të ishte miza qumshti neve na Ka mallkue Zoti me kët mentalitet Turk Otomane Talibane… Por politikanet tane done të na bën edhe më Talibane e Turqe që jemi që nga jugu në Veri njeri vret Shokun njeri vret Gruane tjetri vret Motren tjetri vret rivalin e ti Biznesmen… Kët lloje vrasjesh veq në Turqi Afanistan irake ndodhin ….More Zoti i madhe kure do ndryshoje ky mentalitet i madhkume
Jepni Talibane vrisni njeri tjetrin si të ishte miza qumshti neve na Ka mallkue Zoti me kët mentalitet Turk Otomane Talibane… Por politikanet tane done të na bën edhe më Talibane e Turqe që jemi që nga jugu në Veri njeri vret Shokun njeri vret Gruane tjetri vret Motren tjetri vret rivalin e ti Biznesmen… Kët lloje vrasjesh veq në Turqi Afanistan irake ndodhin ….More Zoti i madhe kure do ndryshoje ky mentalitet i madhkume ??