Detaji i frikshëm: Fabian Vuka pinte birra dhe luante bilardo kur kishte motrën e vdekur në shtëpi

8 Qershor 2021, 09:25Kronika TEMA

Gazetarja Etleva Delia ka zbuluar detajin e frikshëm për vrasjen e ndodhur në Shkodër, ku vëllai Fabian Vuka vrau me armë zjarri të motrën, Diana Vuka dhe e mbajti për tre ditë në shtëpi.

Delia përmendi detajin e shisheve të birrave që janë gjetur në banesë në momentin që u vu në pranga Fabian Vuka.

Delia tha se ai madje dilte lunate bilardo dhe vazhdonte jetën e tij normalisht, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Shumë e frikshme. Ajo u kthye për pushime, erdhi tek vëllai të cilin e mbante. Dhe ai e vrau. Madje kohët e fundit kishte porositur edhe mobiljet që t’i mobilonte shtëpinë të vëllait.

I donte vetë ai këto para. Në shtëpi i janë gjetur 17 bidona birrë, 1.5 litërsh. Dilte dhe luante bilardo. Dyshohet se ajo është vrarë në datë 4,”- tha Delia ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje