Dyshime se do bënin vrasje në ish-Bllok, agjentët civilë kapin dy nga Fieri me xhip të blinduar

9 Qershor 2021, 09:28Kronika TEMA

Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ishte marrë informacion se lëviznin me armë dhe do kryenin një vrasje.

“Ora News”, mëson nga burime policore se dy personat që policia ka ndjekur për disa orë dhe më pas i ka ndaluar në sheshin “Willson” në Tiranë, janë Enrik Hoxha dhe Marko Quka.

Të dy këta persona me origjinë nga Fieri, në momentin e ndalimit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, nuk kanë bërë rezistencë.

Policia ka kontrolluar me imtësi mjetin e tyre, një fuoristradë të blinduar me targa kosovare, por nuk është gjendur asnjë lloj arme, sikundër thuhej në informacionin që ka qarkulluar brenda strukturave të policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje