FOTOT/ Bashkëpunimi me Turqinë, Çuçi vlerëson pajisjet inteligjente: Mundësi për dronë të teknologjisë së lartë civile e urbane për kontrollin dhe mbrotjen e territorit

9 Qershor 2021, 11:43Kronika TEMA
FOTOT/ Bashkëpunimi me Turqinë, Çuçi vlerëson

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitoi në Turqi fabrikën “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë.

Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ministri u njoh me funksionimin e këtyre pajisjeve inteligjente, për të parë mundësinë e përdorimit të tyre edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit e mbrojtjes së territorit.

Më poshtë reagimi i ministrit Çuçi për këtë vizitë.

“Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit.

Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen.

Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje