Pekini i kërkon NATO-s të mos fryjë “kërcënimin kinez”

15 Qershor 2021, 11:12Bota TEMA

Kina ka akuzuar NATO-n për shpifje ndaj zhvillimit të saj paqësor, në reagimin e parë ndaj agjendës 2030.

Liderët e Aleancës e përcaktuan këtë shtet një kërcënim duke e arsyetuar vendimin me zgjerimin e arsenalit bërthamor të Kinës dhe rritjen e influencës jashtë territorit të saj.

Në kundërpërgjigje, Pekini thotë se politikat kanë “natyrë mbrojtëse” dhe i kërkoi Aleancës së Atlantikut të Veriut që “t’i drejtojë energjitë në promovimin e dialogut”.

“Rruga jonë drejt modernizimit të ushtrisë dhe mbrojtjes është e justifikuar, e arsyeshme, e hapur dhe transparente”, thekson misioni i Kinës në Bashkimin Europian në një deklaratë zyrtare.

Gjithashtu, ai shton se NATO duhet ta shohë zhvillimin e Kinës në një “mënyrë më racionale” dhe i kërkon të ndalojë së përdoruri interesin legjitim si një justifikim për të manipuluar politikën e bllokut, të krijojë konfrontim dhe të nxisë konkurrencën gjeopolitike.

1 komente në “Pekini i kërkon NATO-s të mos fryjë “kërcënimin kinez””

  1. american16al says:

    Hipokrite tipike kinez…!!!Perse po armatoset Kina…???!!Kush po e kercenon ate..!!??
    Kina eshte sot dhe do te jete neser kercenenimi numer nje i rendit boteror thjesht llogjikes per zhvillomin e saj ekonomik dhe hegjemonist.
    Kinezerite demagogjike nuk i ha njeri pervec ata te shuturit tek ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje