Me 157 vota pro dhe me abstenimin e opozitës, parlamenti hungarez ka aprovuar një ligj të posatshëm për ndalimin e homoseksualitetit te të miturit, të propozuar nga qeveria.
Ligji ka sjellë dhe reagimin e menjëherëshë të aktivistëve të të Drejtave të Njeriut por dhe të komunitetit LGBTQI hungarez.
Ndërsa qeveria e Viktor Orban, shkon dhe më tej, duke përshkallëzuar goditjen e saj ndaj komunitetit LGBTQI.
Nën shrehjen se: “Pornografia dhe përmbajtja që shpreh seksualitetin ose promovon identitetin gjinor, ndryshimin e gjinisë dhe homoseksualitetin nuk duhet të jenë të arritshme për personat nën 18 vjeç,” Kryeministri Viktor Orban, i dha një goditje Kartës së Helsinkit, duke injoruar totalisht të Drejtat e Njeriut.
Me këtë ligj, qeveria hungareze ndalon të gjitha programet e trajnimit u referohen grupeve në komunitetin LGBTQI, por dhe reklama si ajo e Coca-Colas anonçuar një vit më pare, në të cilën u bëhej thirrje kompanive shumëkombëshe të bojkotojnë në Hungarinë.
I menjëhershë ka qenë reagimi i komunitetit LGBTQI hungarez por dhe i aktivistëve të të drejtave të njeriut ku me mijëra dolën në rrugët e Budapestit për të denoncuar propagandën e vazhdueshme të qeverisë kundër tyre.
Bravo Orban!
Ndersa partia demokratike do ta lejoje vetem brenda partis dhe shqupit, ngaqe gazi eshte i zanatit se bashku me kotillen e tij
Per Orban nuk kam ndone simpati, por bravo i qofte per kete levizje. Nga gjithe kjo propagande e jashtezakonshme dhe promovim i ketij orjentimi, perqindja e njerezve qe deklarohen se i perkasin LGBT ne Amerike eshte rritur nga 3.5% ne 2021 ne 5.6% ne 2020. Kjo nuk eshte aspak normale dhe po nxit nje konflikt te panevojshem ne shoqeri. Edhe njehere Bravo Hungarise!