Sulm i pazakontë me armë në SHBA, qëllon kalimtarët ndërsa ecën me makinë

18 Qershor 2021, 09:04Bota TEMA

Një sulm me armë në lagjet periferike të Phoenix ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 12 të plagosur si dhe panik te banorët e zonës.

Policia e Surprize në Arizona konfirmon se një person që udhëtonte me një makinë qëlloi me armë ndaj kalimtarëve përpara se të ndalohej nga autoritetet.

Të shtënat u regjistruan në 8 vende të ndryshme përgjatë 90 minutave dhe nga sa mësohet autori qëlloi ndaj kalimtarëve në mënyrë të rastësishme.

“Nuk e dimë shkakun dhe nuk kemi asnjë motiv apo ide se çfarë e shtyu autorin të bënte këtë gjë”, u shpreh zyrtari i policisë, Brandon Sheffert.

1 komente në “Sulm i pazakontë me armë në SHBA, qëllon kalimtarët ndërsa ecën me makinë”

  1. Jon says:

    USA duhet patjeter te abrogoje amendamentin e dyte. Por deri atehere, shteti ka pergjegjesi per te mbrojtur cdo jete amerikane nga mbajtesit e armeve dhe nese deshton, duhet te kompesoje familjet per cdo jete te humbur. Dihet qe humbja e nje te dashuri eshte e tmerrshme dhe nuk zevendsohet, por ngelet e vetmja menyre per ti detyruar lobet e caktuara te ndryshojne qendrim. Vlera e kompensimit duhet te jete e njejte me ate qe perfitoi familja e George Floyd, 27 milion USD. Kjo shume duhet te paguhet per gjithe jetet e humbura nga perdorimi i armeve personale, qe nga ratifikimi i amendamentit te dyte e deri sa ai te abrogohet. Qeveria Amerikane i ka te gjitha mundesite per te kerkuar qe kjo pagese te behet nga firmat e prodhimit dhe tregtimit te armeve personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje