Raisi fiton zgjedhjet presidenciale në Iran, pjesëmarrje e ulët në votime

19 Qershor 2021, 13:10Bota TEMA

Juristi iranian i vijës së ashpër Ebrahim Raisi ka fituar zgjedhjet presidenciale me një numër të konsiderueshëm votash. Rezultatet paraprake të publikuara të shtunën tregojnë se Ebrahim Raisi, i cili gëzon mbështetjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, ka fituar postin më të lartë civil të vendit.

Votimet tregojnë për pjesmarrjen më të ulët në historinë e Republikës Islamike. Raisi fitoi 17.8 milionë vota në garë, duke i lënë prapa kandidatët e moderuar.

Sidoqoftë, Raisi dominoi zgjedhjet vetëm pasi një panel që mbikëqyret nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei skualifikoi konkurentët e tij më të fortë. Kandidatura e tij dhe ndjenja se zgjedhjet shërbyen më shumë si kurorëzim për të, ndezën një apati të gjerë mes iranianëve me të drejtë vote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje