Koronavirusi në Shqipëri, 2 raste të reja, vetëm 5 persona të shtruar në spital

20 Qershor 2021, 17:17Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1693 testime nga të cilat vetëm 2 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur me koronavirus.

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1693

Testime totale 775,950

Raste pozitive 132,490

Raste të shëruara 129,918

Raste Aktive 118

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 31

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 7

Elbasan 6

Dibër 3

Gjirokastër 2

Kukës 2

Korçë 1

Fier 1

1 komente në “Koronavirusi në Shqipëri, 2 raste të reja, vetëm 5 persona të shtruar në spital”

  1. Historiani says:

    Korona po ndjek rrugën e gjermanit. Hyri nga jugu dhe doli nga veriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje