Rusët qëllojnë në drejtim të anijes britanike, shkeli kufirin detar

23 Qershor 2021, 13:55Bota TEMA

Moska thotë që një anije ushtarake ruse ka qëlluar në drejtim të anijes britanike HMS, e cila ishte futur në ujërat territoriale ruse në Detin e Zi, raporton “The Guardian”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një predhat paralajmëruese ishin lëshuar nga anija luftarake, por edhe nga një avion ushtarak që kishte hedhur bomba në itinerarin e anijes britanike.

Anija britanike u largua nga ujërat ruse menjëherë, pasi sipas raportimeve ishte futur rreth 3 kilometra brenda kufijve rusë. Incidenti ka ndodhur në veriperëndim të Detit të Zi.

“Destrojeri britanik u paralajmërua që do të përdoreshin armët nëse kalonte kufirin e Federatës Ruse, por nuk reagoi pas paralajmërimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Atasheu britanik në Moskë është thërritur në Ministrinë e Mbrojtjes për të dhënë shpjegime pas incidentit.

Destrojeri britanik është duke kryer stërvitje ushtarake bashkë me anije holandeze dhe amerikane në Detin e Zi, një operacion që është pjesë e mbështetjes për Ukrainën, pas rreshtimit të trupave ruse në kufirin me këtë të fundit.

2 komente në “Rusët qëllojnë në drejtim të anijes britanike, shkeli kufirin detar”

  1. Niku says:

    Hahahahahahaaaaaaa…, pulat e ngrira britanike, u dhjene ne breke dhe ja futen vrapit, kur pane se ariu rus nuk bente shaka…!!! Boris kllouni, c’genjeshter do na servire perseri…!!!??? Ti Mero, si i besuar, duhet ta dish…(???!!!)

  2. Komunisti i papenduar says:

    Keshtu e hengret ne kanalin e otrantos nga Enveri. Spaskeni vene mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje