Astronautët kinez ‘bëjnë histori’, zhvillojnë ecjen e tyre të parë hapësinore

4 Korrik 2021, 21:15Bota TEMA

Astronautët në stacionin e ri hapësinor të Kinës zhvilluan ecjen e tyre të parë hapësinore të Dielën, raportuan mediat shtetërore, ndërsa Pekini vazhdon me ambiciet e tij jashtëtokësore.

Tre austronaut kinezë u larguan drejt hapësirës në qershor, duke u ankoruar në stacionin Tiangong ku do të qëndrojnë për tre muaj në misionin më të gjatë të ekuipazhit të Kinës deri më tani.

Të Dielën në mëngjes, dy prej tyre dolën nga kabina kryesore, tha transmetuesi shtetëror CCTV.

I pari, Liu Boming, u transportua përmes krahut mekanik në një vend pune dhe tjetri, Tang Hongbo, u zhvendos duke u ngjitur në pjesën e jashtme të kabinës.

Misioni i tyre përfshin ngritjen e kamerës panoramike jashtë modulit kryesor Tianhe, si dhe verifikimin e aftësisë së transferimit të krahut robotik, thanë mediat shtetërore.

2 komente në “Astronautët kinez ‘bëjnë histori’, zhvillojnë ecjen e tyre të parë hapësinore”

  1. Oketo says:

    Kinezet jane te vonuar !
    I pari qe ka dale ne hapësirë ishte astronauti sovjetik Aleksei Leonov ne 1965 ( para 56 vjetësh ) !

  2. Olimpia says:

    Dita qe E.Hoxha shkaterroi marredheniet me Kinen perben momentin me te erret me idiot ,me vetvrases te historise moderne shqiptare.Do te mjaftonte qe ne te kopjonim Kinen sipas kushteve tona dhe ,me ndihmen e Kines sot mund te ishim shnderuar ne Singaporin e Europes.Per fat te keq historia nuk behet me sikur…Dhe historia te sjell edhe nje kriminel si Berisha i cili shkaterroi efhe ate qe ishte ndertuar…Kaq per sot….Ah…me ne fund amerikanet e fshine S.Berishen…me mire vone se kurre….Por ka akoma disa mijra idiote te dobishem qe shkojne pas Berishes…Mjere ata…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje