Çfarë është E.coli, bakteri që u identifikua në mostrat e marra nga uji në Deçan

16 Korrik 2021, 14:47Politika TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se uji pas analizave të bëra është konsideruar i papijshëm pasi janë gjetur bakterie koliforme dhe E.coli.

Spias Organizatës Botërore të Shënëdetësisë E.coli është një lloj bakteri që zakonisht gjendet në zorrët e kafshëve me gjak të ftohtë. Ky bakter transmetohet te njerëzit kryesisht përmes konsumit të ushqimeve të cilat janë të kontaminuara, si produktet e mishit të bluar të papërpunuar ose të pazier, qumështit të papërpunuar dhe perimeve të papërpunuara e të kontaminuar.

E.Coli mund të gjendet kryesisht në ujërat e zeza, kjo pasi mbeturinat e kafshëve të hedhura në ujë mund të përmbajnë organizma të kësaj sëmundje.

Mbeturinat mund të hyjnë në ujë përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë tejmbushjen e ujërave të zeza, sistemet e ujërave të zeza që nuk funksionojnë siç duhet, rrjedhjet bujqësore, e hedhjen e mbeturinave shtazore.

Megjithëse shumica e llojeve të këtij bakteri janë të padëmshme ka edhe prej tyre që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Simptomat më të shpeshta nga E.coli janë dhimbja e barkut, diarreja, temperatura e të vjellat. Simptomat e të infektuarve zakonisht shfaqen brenda 2 deri në 4 ditë, por mund të zgjasin deri në 8 ditë.

2 komente në “Çfarë është E.coli, bakteri që u identifikua në mostrat e marra nga uji në Deçan”

  1. Hason Bakteri says:

    Ose e thene me popullore uji ka shije muti! Keshtu eshte kur perzien ujrat e zeza me ujin e pishem!

  2. Tafut DERIRRËZA says:

    Bakteri “E coli”, është kushurira e Koli Beles.
    Edhe Robert Koli, ka të bëjë.
    Për këtë, ka dijeni edhe zoti Alfred Çako, i cili po harton një strategji për thellimin e studimit, mbasi mund të ketë të bëjë edhe me gjeneralin me pesë yje Kolin Pauell…..
    Kontribut të madh në këtë studim, po jep edhe Dr.Prof. Sazan Guri, i cili personalisht po bën lokalizimin e etimiollogjisë dhe ka mundesi që të gjitha të jenë me origjinë nga gopi i plakës së tijë…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje