Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja i ftuar në News24 foli rreth situatës aktuale epidemiologjike në vend.
Sipas mjekut, situata është e qëndrueshme ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë muajin gusht, si muaj i vaksinimit të hapur dhe të injektohen me dozat e gjendura, pasi sipas tij mbrohet jeta me 100%.
Ai shtoi se një person i infektuar me variantin Delta mund të infektojë 9 persona të tjerë.
“Po mund të themi që kur filloi vaksinimi masiv pati relaksim të rasteve dhe situatës. Natyrisht që vaksinimi masiv pati impakt të menjëhershëm. Disa ia atribuojmë imunitetit të tufës, por jemi larg saj. Vaksinimi e ndërpreu zinxhirin e infektimeve. Në korrik kishim 1 rast në hostspitalizim.
Për shkak të lëvizjes së njerëzve, numrit të turisteve, rritjes në rasteve të shumë vendeve të botës, sigurisht që Shqipëria s’do të bëj përjashtim nga pushtimi i varantit Delta, që është shumë infektues.
Nëse një pacient i infektuar me COVID-19, infektonte 2 persona të tjerë, me Deltën infekton deri në 9 persona të tjerë. Është një variant i rrezikshëm. Padyshim që të sëmurët kronikë dhe moshat e treta janë më të rriskuarit”, u shpreh Koja.
Pomire mo zoti Koja, na ka zene covidi megjithse kemi bere vaksinen, dhe pasi na zuri bëmë analizen e antitrupave dhe kishim 0,01 antitrupa, a ma spjegon dot cfare do te thote ????
Kjo tregon se vaksjna sinovaxvlen 0,01leë osenuk vlen asgje, ishalla nuk vdesim.
Prandaj te lutem ik e fshihuni dhe mos beni propogande kot.