Milani i bën konkurrencë Lazios, tenton futbollistin shqiptar

4 Gusht 2021, 14:28Sport TEMA

Lazio prej kohësh ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit ka vendosur të largohet nga Liverpool dhe po punon të shkojë diku tjetër.

Madje në një intervistë të dhënë para pak kohësh, Shaqiri e shfaqi hapur dëshirën e tij për të kaluar te Lazio.

Megjithatë klubi bardhekaltër nuk është i vetmi që interesohet për 29-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane, “Corriere dello Sport”, në gjurmët e shqiptarit është vënë edhe Milani.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të majtë dhe për këtë arsye drejtuesit kanë hedhur sytë nga Shaqiri.

Në drejtim të lojtarit apo Liverpool, ende nuk ka mbërritur një ofertë, por nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë në ditët e ardhshme

1 komente në “Milani i bën konkurrencë Lazios, tenton futbollistin shqiptar”

  1. Kapedani says:

    Titull idiot ,behet fjale per futbollistin zvicerian Shaqiri qe eshte me origjine shqiptare.Kalemxhinj debila , kur thua futbollist shqiptar behet fjale per dike qe perfaqson kombtaren shqiptare dhe ska te bej fare me origjinen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje