Covid-19, Veliaj: Nëse duam të marrim pjesë në koncerte apo aktivitete masive, duhet të vaksinohemi

6 Gusht 2021, 13:49Sociale TEMA

Për të marrë pjesë në koncerte apo aktivitete masive publike në Tiranë duhet të jesh i vaksinuar, për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve.

Gjatë vizitës në familjen Trimi në Ndroq, banesa e së cilës u rindërtua pas tërmetit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për një rregulli të ri lidhur me Covid-19. “Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar.

Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar. Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale.

Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, tha Veliaj.

1 komente në “Covid-19, Veliaj: Nëse duam të marrim pjesë në koncerte apo aktivitete masive, duhet të vaksinohemi”

  1. Austin says:

    Ose ose, mos i organizo fare ne vend te hapur, keshtu qe edhe ata qe nuk duan ta degjojne ta mos degjojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje