Nga Mira Kazhani
Pas 5 ditësh pushime u ktheva në Tiranë, ku u ndërgjegjësova që lajmet e zjarrit nga Gjirokastra në Karaburun të ndiznin trishtim. Shqipëria në flakë. Flakë jo nga ato si metafora, që i kemi lexuar këto javë për politikën e ditës, politikanë dhe ambasadorë, por në kuptimin fizik të fjalës, që djeg çfarë gjen përpara: shtëpinë, bagëtinë, bimësinë, në rastin më fatal edhe njerinë!
Një foto e Karaburunit nga një artist në Instagram më erdh si sëmbim në zemër.
Kështu që sot në mëngjes vendosa të udhëtoj drejt terrenit bashkë me celularin tim, aty ku fotot e pushimeve u bënë papritmas të largëta, pas fotove të vajzave që shuanin zjarre maleve të Shqipërisë.
I takova sot të pesta. Kisha parë disa prej tyre nëpër video, foto e lajme online.
Diku i thirrnin heroina e diku Zot na ruaj mendjen e kokës, si mund të tallemi me një vajzë të re që s’del në Instagram por del maleve duke shuar flakët e shpëtuar jetë, shtëpi, bagëti e bimësi?
Sot në mesditë ishin dislokuar në Repartin e Bonavisë, ku për të arritur të duhet të kalosh në një rrugë të vjetër, që të çonte dikur në Vlorë dhe një basoreliev që ka mbetur ende nga koha e realizmit socialist ishte shenja e sinjalistikës që të kthehesha në të djathtë për të zbritur në një rrugë të paasfaltuar, por që më çoi tek vajzat me uniformë.
I gjeta të qeshura dhe biseda u ngroh jo nga vapa sa nga humori i Granitës nga Tropoja, që adhuron parfumin “Chanel”, vathët me logon e C-ve të kryqëzuara dhe sidomos sarkazmën e autorioninë.
-Je lodhur?
-Oh jo. Mbrëmë kam numëruar yjet aty buzë flakëve, e palodhur.
E ka me ndonjë koment negativ që ka dëgjuar dhe më rrëfen se e ka marrë malli për të fjetur pak gjumë.
“Edhe për parfumin tënd, Mira”, më thotë Granita, duke më vënë në dukje një detaj që vajzave të zjarrit normalisht që ju mungon këto ditë sa herë iu bie telefoni dhe nisen për të përballuar një fatkeqësi, natyrore apo humanitare.
Janë tre net pa pikë pushimi dhe nuk ankohen as para kamerës, se aty flasin edhe si ushtarake, por as pas saj.
Kanë fikur zjarre dhe kanë shpëtuar shtëpi nga shkretimi me fuqinë e trupit të tyre.
Fatma, 21 vjeç, thotë se edhe pse e kishte për herë të parë punën e saj në terren, nuk kishte fare frikë.
“Mami më merr në telefon dhe me jep shumë porosi, por unë nuk i tregoj që jam aq afër zjarrit, sepse normal ajo do bëhet merak”.
Ndërsa Xhorxhina e plotëson:“E kemi për detyrë të mbrojmë njerëzit dhe vendin”.
Androena kapitenia, e cila ka vendosur pak rimel pasi ka mësuar se do të ketë një bisedë me video, është mama e dy djemve. Njëri, ai i më i vogli, 10 vjeç, e telefonon çdo 10 minuta. Është më e qetë dhe i ndihet përvoja kur rrëfen.
Era është 22 vjeç dhe zjarret nuk i janë dukur aq të vështira sa tërmeti i 26 Nëntorit.
Të gjitha jetojnë në Tiranë, njëra me familjen që ka krijuar, njëra me të fejuarin, disa me shoqe në një shtëpi me qera, si Xhorxhina. Kanë jetë modeste, Instagram me pak miq, një punë që iu kërkon sakrifica dhe rroga të thjeshta, por janë me sytë plot xixa dhe të kënaqura me jetën që kanë!
Dhe të mendosh se sa njerëz takojmë sot që kanë shumë dhe ndihen që kanë pak!
Një arsye më shumë për t’i dëgjuar rrëfimet e sinqerta në këtë reportazh që mund të kishte shumë tituj, por njëri u rri fiks: “Vajzave që shuajnë zjarre”!
Inkurajoni per mire keto modele sakrifice,vendi ka nevoje per to,c’do pune,qe ta besh mire,do ndjeshmeri , do vemendje te shtuar per ti krijuar kushtet qe te punojne shume,po dhe qe te jene te sigurta ne pune,ketu ka njerez heroj,qe nuk jane antar partie,po qe per situata te tilla nuk llogarisin as jeten e tyre.Keto ngjarje qe po ndodhin keto dite,nuk jane te pa provuara me pare,po menyra e shtrirjes se tyre,koha e cfaqjeve te vatrave te zjarrit dhe perqendrimi i tyre ne zonat me te rrezikshme,jane me se te dyshimta,prandaj organet kopetente te shtetit,krahas nderhyrjeve ne terren,te bejne evidentimin e sakte te vatrave te zjarrit dhe te punojne me pergjegjsi per zbulimin e shkaqeve dhe autoreve.Ne kemi eksperience te hidhur per keto ngjarje,para ndryshimit te sistemit,ne vitet 90-91,kontigjenti i agjenturave te huaja e paten armen kryesore per te terrorizur zona te caktuara,duke djegur stalla me bageti,depo e magazina,si dhe zjarre ne pyje,prandaj menyra e shtrirjes se vatrave te zjarrit,ne 90% te tyre te bejne te dyshojne se jane te vendosura me dore.Qellimi eshte i qarte,te demtojne ekonomlne kambetare,te bejne te pa sigurte turizmin dhe te nxjerrin shtetin te pa afte per menazhimin e ketyre situatave,ne e dime shume mire ku i kemi zjarr vensit,ku i kemi mjeshtrat e eksploziveve,kush i ka rrezuar shtyllat e tensionit,pak a shume i dime dhe trajnusit e tyre,vetem ti vertetohen veprimet
Rrespekt dhe mirenjohje per kto vajza te mrekullueshme ,
qe i japin nji Lexion te munguar per ate shoqeri gjithe paraziteve ne ate vend ,
dhe “gansterrreve ” si ata te rrugeve dhe dembelat e klubeve e deri ke Shkerdhatat e Politikes
qe jane vetem me ndez Zjarre e shkaterru jeten e atij populli .
Politikanet duhet te ishin te paret ne fushen e betejes ,por kta jane funderina e hajna kurr se Politikane .
Shpresoj qe kto vajza atdhedashese e patriote te ftohen diku ne TV para syve te asaj shoqerie qe vetem fle
dhe pret qe gjithcka t’ja beje Bota .
Edhe njiher ju lumte ,bravo ju qofte .
Eshte bere e modes edhe ketej ne europe ku vajzat presin radhen per tu futur nen robat ushtarake. Jane me seksi dhe me natyrale , large pislleqeve te kohes se klubeve e pordheve televizive , plus jane dhe mbeten te shendeteshme ne jete. Urime
Respekte per keto vajza te shkelqyera.
Titulli i shkrimit mund te ishte tjeter.
Konfjuzion????
Une kam marre flake e po digjem. Ju lutem me dergoni nje nga keto bukoroshe te me shuaj.
Ke nevoje per Tahip Lalen te te hape zgardaballen e sumes. Idiot tastjere
Respekte pa fund per keto vajza fantastike dhe per ty mira qe me te vertet bene shkrimet qe te rengjeth in te perlotin per gucimin e ketyre vajza e te reja, se na merzitet gazetaret e tjere me fytyren e Sali qenI per dite qe mortja ta haj sa me shpejte te shpetoj ky popull I shume vuajtur nga keta kriminel a Sali & ILIRI hajduti qe ka rene ne qetesi, po popullit nuk ja hedh dot o hajdut. Qerohuni nji here e mire nga politika.
Respekte për shkrimin që i ke dedikuar pjesëtareve të Forcave të Armatosura dhe sakrificave të tyre.
I vetmi kryeartikull qe e keni shkruar te saktë!
Pale sa zjarre ka shuar edhe Mira…dy i ka fikur brenda nje nate ne Strazburg hahaha
Te shuash zjarre duhet veshje e mjete speciale! Ne foto shohim ushtarake qe kane uniformen e liridaljes.
Zoti ju dhente jete e shendet , ne detyren fisnike , dhe pjesmarjen ne shuarjen e zjareve , te vena nga “pakujdesia” e atyre bureceve mercenare , mbase te paguar per te nxjere ne pah dobesine e NARKOSHTETIT , sic zakonisht e quajne ata ,qe ju digjet barku per Shqiperine .
O njerez! Keto histori me mbreter jane copy paste i revistave te viteve 70 kur grate shkonin ngado ne aksione, punonin me tre turne dhe lodheshin e rraskapiteshin sa me ska.
Shqiperia e ka kaluar kete kohe, po per ata qe kan lindur pas viteve 90 keto gjera u duken fun and nice.
Eshte politike per fat te keq, vetem politike.
Po banzai e grubs se Edi, Edvin Rahhhma apo djali i tij ku jane? Oh po po tani my kujtua dammed > taking pics with overrated Lipa !…. Talking about her like she is Metallica … Nje kryeminister vetem me nje shkoll per vizatim na ka salute genius” only in Alb. Enjoy your bed choices Albanian peeps. You full me once shamed on you, you full me twice shamed on me.
Po vajza e gruas se Edi, Edvin Rahhhma apo djali i tij ku jane? Oh po po tani my kujtua dammed > taking pics with overrated Lipa !…. Talking about her like she is Metallica … Nje kryeminister vetem me nje shkoll per vizatim na ka salute genius” only in Alb. Enjoy your bed choices Albanian peeps. You full me once shamed on you, you full me twice shamed on me.
Po vajza e gruas se Edi, Edvin Rahhhma apo djali i tij ku jane? Oh po po tani my kujtua dammed > taking pics with overrated Lipa !…. Talking about her like she is Metallica … Nje kryeminister vetem me nje shkoll per vizatim na dalur genius” only in Alb. Enjoy your bed choices Albanian peeps. You full me once shamed on you, you full me twice shamed on me.