Studimi në SHBA, të pavaksinuarit: Vaksina rrezik më i madh se Covid-19

4 Gusht 2021, 19:45Sociale TEMA

Amerikanët e pavaksinuar besojnë se vaksinimi për Covid-19 është më i rrezikshëm se sa sëmundja.

Zbulimi është bërë nga një studim i ri, i kryer nga fondacioni “Kaiser Family”.

Sipas tij, 53 për qind mendojnë të njëjtën gjë. Ndërsa 14 për qind e 15 mijë njerëzve të anketuar, që përfshin të vaksinuarit dhe ato të pa paimunizuar, thanë se nuk do të vaksinohen.

Shifra është e njëjtë me atë të hasur në dhjetor, pavarësisht rritjes së rasteve të reja me Covid-19. Amerikanët e pa vaksinuar mendojnë në shumicë se media e ka ekzagjeruar me ashpërsinë e pandemisë. Gjithashtu kanë më pak gjasa që të mbajnë maska në publik.

6 komente në “Studimi në SHBA, të pavaksinuarit: Vaksina rrezik më i madh se Covid-19”

  1. lavdosh says:

    perkthim gabim. Nuk eshte studim por anketim. Krijoni pershtjellim tek lexuesit ngaqe perdorni perkthimin nga google pa kuptuar cfare perktheni

  2. I says:

    Ne shqiperi te gjithe jane shume te shqetesuar per covid-in.

  3. qytetari says:

    O Mero po c’jane kto brockulla qe shkruhen ne gazeten tende. E kane bere tetevjecaren ne Puke keta shkencetaret e studimeve nderkombetare?

  4. drini says:

    Dakord me Lavdosh. Ky nuk eshte studim. Lajmi thote studim me qellim, nuk eshte thjeshte se nuk e dine diferencen midis studimit dhe anketimit. Eshte thjesht te pyesesh njerzit cfare mendojne per vaksinat. dhe pergjigja dihet. Ne Amerike republikanet me shumice jane kunder dhe demokratet me shumice jane pro vaksines. Vaksina eshte bere nje ceshtje politike dhe dhe si e tille ka shkaktuar vdekje.

  5. Dori-Canada says:

    Ky eshte shkrimi origjinal nga Washington Post;
    “Most unvaccinated Americans believe coronavirus vaccine poses greater health risk than the disease, poll finds” https://www.washingtonpost.com/nation/2021/08/04/kff-poll-coronavirus-vaccine-unvaccinated-americans/
    apo nga faqja zyrtare e Kaiser Family Faoundation.
    Eshte nje “poll”, pra anketim dhe jo studim. Edhe Google translate po te kishin perdorur, perkthimi do kishte qene “sondazh” dhe jo studim.

  6. Taku says:

    O IIDIOTER qe shkollen e keni pas per kamp jo per mesim , nuk eshte studim por anketim , sondazh….
    Prandaj nuk behet ai vend fatekeqesisht , te tille nivel ke kudo edhe papergjegjesia qe i ve kapakun te gjithave..
    Zoti na ndihmofte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje