Situata me zjarret, mbërrin nga Çekia helikopteri i parë i premtuar nga BE, ambasadori çek: Jemi këtu që t'u ndihmojmë

6 Gusht 2021, 16:35Sociale TEMA

Ka mbërritur nga Çekia helikopteri i parë nga 3 që pritet të vijnë në ndihmë të vendit tonë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret.

Ambasadori i Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva ka deklaruar se helikopteri ka kapacitet 1000 litra ndërsa theksoi se Çekia është gati ta ndihmojë vendin tonë.

“Do shikojmë nëse situata është serioze që të qëndrojmë më shumë. Kapaciteti i helikopterit 1000 litra. Kemi punuar bashkë me BE dhe jemi gati, e dimë që situata ka agrvuar në Vlorë prandaj jemi këtu që tu ndihmojmë.

Në fillim ishte kërkesa e qeverisë shqiptare, kërkesa shkon në Bruksel fillimisht. Qeveria shqiptare ka kërkuar 1 helikopter nga Çekia dhe 2 nga Holanda. Unë besoj që nuk është pyetje për mua por kam besim që çdo gjë do jetë në rregull. Kemi ndihmuar para 2 vitesh me tërmetin por me helikopterët është hera e parë”, tha ai.

Sakaq, pritet që të vijnë edhe 2 helikopterë nga Holanda për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve.

3 komente në “Situata me zjarret, mbërrin nga Çekia helikopteri i parë i premtuar nga BE, ambasadori çek: Jemi këtu që t’u ndihmojmë”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Ngelëm duke u ndihmuar… Berisha e kthehu Shqipërinë ne një Afganistan të dytë dhe ne shajmë e mallkojnë Enverin. E nderuam dhe e varrosëm me ndere të mëdha kur na e futi 45 vjet me radhë. Po e njëjta gjë me Salën. Biles kur edhe mund të flasësh lirshëm, një kope e madhe partie e
    I vete nga mbrapa. Motoja…!? Ahhh sikur të vjedh edhe une si ai. Të mësojmë prej tij. Si do ecë ky komb përpara? Le të vijë këtu të dojë Edi nëpër zyra. Shqipot e kanë mendjen të rrjepim ngado pak… Sa keq

  2. Lloji says:

    Faleminderit?

  3. Mirel says:

    Po’ Ca’ pret nga politkanet shkerdhata te shqiperise nuk blejne dot tre helikoptere blejne makina 200 Mije eurshe. Sali edi njoni me mut se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje