Barcelona i detyrohet edhe 52 milionë euro të tjera Leo Messit. Sipas gazetës “SPORT”, shuma është nga pagat e prapambetura që i detyrohej lojtarëve Bartomeu, kur ishte President i klubit.
Për të përballuar efektet e Covid-19, Bartomeu vendosi që të shtyjë disa paga të lojtarëve dhe tani avokatët e Messit po punojnë për shlyerjen e detyrimeve të fundit të Barcelonës ndaj argjentinasit.
Bartomeu pati thënë se Barcelona ka 250 milionë euro borxhe, ndërsa Laporta njoftoi se borxhi ka shkuar në 487 milionë euro.
Pse nuk thoni se Messi paska falimentuar Barcelonën?!