Në Kosovë është rritur numri i personave që po trajtohen me oksigjeno-terapi. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të enjten (19 gusht) se janë 470 pacientë që po trajtohen përmes kësaj metode derisa një ditë më herët ishte raportuar për 418.
Në bazë të raportit ditor të SHSKUK-s, 626 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, prej tyre 527 janë të konfirmuar pozitivë në COVID-19 ndërsa 26 janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Situata epidemiologjike në Kosovës është përkeqësuar që nga fundi i muajit korrik.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (18 gusht) se janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.
Bazuar në 10.258 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 2.110 persona. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve 20 për qind kanë dalë pozitivë.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 gusht ka miratuar masat e reja të kufizimit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ditët e fundit është shënuar rritje enorme e rasteve me COVID-19 dhe varianti Delta tashmë po mbizotëron rastet e të infektuarve.
Vitia tha se në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore po vendosen masat e reja të kufizimit, pasi kapacitetet e spitaleve janë të kufizuara.
Disa nga masat e miratuara:
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar edhe vendimin për rritjen e stafit shëndëtsorë që do të merren me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit.
Angazhimi i 1116 punëtorëve shtesë pritet të bëhet brenda 10 deri 14 ditësh, tha ministri i Shëndetësisë.
Bravo Albin!
Me ne fund dhe ti e kuptove se lufta kunder koronavirusit nuk ka lidhje me Vuciqin dhe udhezimet e tij. Vetorganizimi eshte suksesi ne kete lufte. Bravo qe e kuptove! Nuk ka lidhje as me Greqine dhe as me pushimet e tua. Aq me teper nuk ka lidhje me konferencat partiake per promovimin e VV. Me ne fund e kuptove se asnje nuk te kerkon qe Kosoven ta leshe ne pike te hallit. Dikush te spjegoi se je zgjedhur pikerisht ti sherbese popullit dhe jo politikes me shume pikepyetje. Edhe njehere falenderime te perzemerta.
I juaji perjete.