Vuçiç për deputetin e Listës Serbe: U dënua sepse tha të vërtetën për Reçakun

25 Gusht 2021, 20:20Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deputeti i Listës Serbe në Kosovë, Ivan Todosijeviq, është dënuar “vetëm sepse ka thënë të vërtetën për Reçakun”.

Todosijeviqit, të martën, iu konfirmua dënimi me dy vjet burgim, për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 shqiptarë të Kosovës, më 1999.

Në një video të postuar në Instagram, Vuçiq tha se “është shkelur rëndë e drejta e Todosijeviqit për gjykim të drejtë”, sepse, sipas tij, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë, Todosijeviq është dashur të gjykohet nga dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar.

Vuçiq tha se Todosijeviqit “i është shkelur brutalisht edhe e drejta për mendim të lirë”.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “t’i porosisë shqiptarët në Prishtinë se ata duhet t’i përmbahen asaj që kanë nënshkruar dhe pranuar” me Marrëveshjen e Brukselit.

Në mars të vitit 2019, Todosijeviq ka deklaruar se arsye për sulmet e NATO-s në ish-Jugosllavi ka qenë “e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Gjykata e Apelit në Kosovë e konfirmoi të martën aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Todosijeviq është dënuar me dy vjet burgim, nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Kosovë në muajin shkurt, Todosijeviq u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, por pas vendimit të Gjykatës së Apelit ai e humb këtë pozitë.

7 komente në “Vuçiç për deputetin e Listës Serbe: U dënua sepse tha të vërtetën për Reçakun”

  1. i lir says:

    Ja fytyra e vertete e Miloshevicit, dmth e cirakut te tij VUCIC-UJKU. Cdo krim ndaj popujve te tjere te ish jugusllavise e mohon, nderkohe qe qendren e Beogradit e ka mbushur me foto te “serbeve te masakruar nga Kosovaret “. Si mund te besohet ky kriminel , per me teper te konsiderohet “mik”, fotokopja me ngjyra e Drazhe Mihajlovicit. Cfare mund ta quash miqesine me te, pervec se ” tradheti te ceshtjes kombetare Shqiptare “

    1. @I lire,
      ” mos u be percares” sikur “Albin UDB-ja”, natyrisht kjo sipas standardeve te trushperlaresve, dezinformueseve, ” te ashtuquajtureve MendjeHapur” ne fakt te verbereve, servileve te Rilindjes.
      Qe Shqiperia futet ne agjenda Serbe, ne 2021, kjo ka qene jashte imagjinates.
      Problem eshte se vetedija kombetare ne shqiperi nuk egziston, perndryshe shoqeria shqiptare nuk do te kishte lejuar kete.
      Nuk do te harohet kjo sjellje.

  2. Bashkim says:

    PO SE VIDEON E MASAKRES SE RECAKUT JA SHITI SERBEVE LUL BASHOVICI QE EDHE TANI PAGUHET ME RUBLA RUSE PER TE INSTALUAR EDHE NE SHQIPERI REGJIMIN RUS SI AJATOLLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI NE KOSOVE SI ABAZVIC NE MAL TE ZI

  3. Prishtine says:

    Tash eshte e udhes per Edi Ramen dhe popullin mik te shkavellave, vllehogreket shqipfolsa te Shqipnis alias VllehoGreqis, me thirr Todosijeviqin ne naj koncert e me ia jep naj cels si shej nderimi. Thirrne edhe Vucicin, krah i djatht i Milloshevicit u kane, e tash eshte vlla i Edi Rames dhe VllehoGreqis.

  4. Tahip Lala says:

    I degjon ky i gjati jone keto deklaratat e ketij dobicit serb ????

  5. Sqepari says:

    Hahaha…ballkan i hapur!8

  6. tjetri says:

    Ky eshte “Gebelsi” i Miloshevicit, me fjale te tjera nje nga frymezuesit e masakrave te kryera nga serbet ne Kosove. Bashkepunimi i Rames me kte soj sorrollopi me neverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje