Mësimi plotësues, nxënësit të interesuar për të mbushur mangësitë nga pandemia

3 Shtator 2021, 15:32Sociale TEMA

Që prej 1 shtatorit, në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze ka nisur një fazë shtesë mësimi për nxënësit. Stafet pedagogjike po ripërsërisin mësimet e një viti më parë, për të gjithë nxënësit që kanë krijuar boshllëqe për shkak të mësimit “online” dhe orëve të shkurtuara.

Për ta, ky proces është mjaft i vlefshëm, pasi u nevojiten njohuritë e mjaftueshme për provimet e lirimit dhe të maturës.

E pikërisht, edhe planet e hartuara janë në rifitimin e njohurimeve në lëndët bazë.

Drejtuesit e institucioneve arsimore thonë se mësimi plotësues ishte edhe një kërkesë e prindërve dhe nxënësve.

Viti i ri arsimor pritet të nisë fizikisht për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, në çdo bangë do të ketë vetëm një nxënës si dhe do të përshtatet mësimi me turne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje