Ilir Alimehmeti u jep përgjigje të gjitha teorive konspirative: Vaksinat kundër Covid-19 nuk shkaktojnë infertilitet, gratë shtatzëna ngarkohen edhe me këshilla të panevojshme

4 Shtator 2021, 20:00Sociale TEMA

Epidemiologu Ilir Alimehmeti u ka dhënë përgjigje të gjitha teorive konspirative që qarkullojnë në lidhje me vaksinat anti-Covid. I ftuar në “Kjo javë” në News 24, me gazetaren Nisida Tufa, Alimehmeti mohon në mënyrë kategorike se vaksina ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve.

Sipas mjekut, nuk ka ende fakte pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë dhe duhen pritur bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të. Ilir Alimehmeti tha ndër të tjera se grave shtatzëna u jepen edhe këshilla të panevojshme, ndonjëherë për siguri.

Çfarë niveli IGG duhet të kemi për t’u siguruar që mos marrim vaksinën?

Nuk ka siguri. OBSH ka vënë prag 50. Po ta shihni ky është kriteri që mjafton. Sërish them kjo 50, jo detyrimisht e dimë çfarë është. Është vendosur me konsensus. Në mjekësi gjithmonë diku e vendosin vizën. Mund të jetë momenti kur antitrupat kanë rënë qetësi dhe më pas ngrihen lart. Ka njerëz që i bëjnë muaj për muaj analizat dhe rezulton se ka dhe ngritje.

A ndikon vaksina në sterilitetin e meshkujve?

Shtatzënat, a duhet të vaksinohen?

Vaksina nuk shkakton fertilitet. Nuk është çështja aty. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte? Se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë.

Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla, madje i ngarkojmë edhe me të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur planifikimi i shtatzënisë të shtyhet me 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina tani, e të shtyhet me disa muaj shtatzënia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje