Edhe pas një viti, këngëtarja shqiptare tregon se vuan ende pasojat nga Covid-19

7 Shtator 2021, 10:38Lifestyle TEMA
Edhe pas një viti, këngëtarja shqiptare tregon se vuan ende

Ka kaluar pothuajse një vit që kur Eni Koçi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Këngëtarja tregoi se ndër simptomat ishte dhe humbja e shijes dhe nuhatjes.

Mirëpo, ndërsa ka kaluar kaq shumë kohë nga infektimi, ajo tregoi se ende ka probleme me shijen dhe nuhatjen.

“Ende vuaj pasojat me shijen dhe nuhatjen (parosmia)”, ka shkruar Eni teksa i përgjigjet një ndjekësi në Instastory.

Pak ditë më parë, bashkë me të dashurin Genc Prelvukaj, ajo bëri vaksinën kundër Covid-19.

Këngëtarja bëri gjithashtu thirrje dhe ndaj atyre që janë skeptikë ndaj vaksinës.

“Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.“, tha Eni.

1 komente në “Edhe pas një viti, këngëtarja shqiptare tregon se vuan ende pasojat nga Covid-19”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje