Xheni Kaba është një 23-vjeçare e infektuar me Covid-19 e cila ka sjellë në jetë para kohe foshnjen e saj për shkak të infektimit.
Motra e Kabës, Dafina ka rrëfyer me lot në sy se Xheni është nisur në Turqi për kurim po ndodhet në gjendje kritike për jetën bashkë me foshnjen që ka lënë pas në inkubator.
E reja bën apel që shqiptarët t’i ndihmojnë për kurën e të motrës pasi kushton rreth 40 mijë euro.
“Gjendja e saj është kritike për jetën edhe doktorët turq nuk na japin shpresë nëse e ka kaluar rrezikun për jetën apo jo. 8 ditë në shtëpi dhe pastaj gjendja e saj u përkeqësua, në Covid/1 ndejti 4 ditë e shtruar më pas u bë lindja e parakohshme duke rrezikuar jetën të dyja.
Pas ndërhyrjes Xheni qëndroi 3 ditë në intubim. Stafi mjekësor ndoshta ka bërë punën e duhur por tashmë xheni është në gjendje të rëndë. Medikamentet ne i kemi blerë jasht spitalit, jemi përgjigjur cdo gjë që na kanë kërkuar mjekët. Spitali skishte mjekim ne i kemi mar ilaçet nga jashtë.
Fëmija është e intubuar në të njëjtë ditë me Xhenin, por akoma goca nuk ka dalë nga rreziku për jetën. Kosto për shërimin e Xhenit është 40 mijë euro, një monedhë sa më e vogël është ndihmë për Xhenin, mos largohet nga kjo botë për vajzën e vogël.
Doktorët shqiptarë nuk na kanë dhënë shpresë, na thoshin vetëm që gjendja është rëndë. Ju lutem vendosni dorën në zemër dhe ndihmoni Xhenin, shqiptarët kudo që ndodhen që të na ndihmojnë për kurim. Një aparaturë që ka ardhur nga Turqia kushtonte 20 mijë euro dhe 10 mijë euro është paguar carteri që e kemi dërguar drejt Turqisë,”- u shpreh ajo.