Kërkojnë drejtësi për Sabrina Bengaj, dhjetëra qytetarë protestojnë në Tiranë dhe Fier

15 Shtator 2021, 20:00Sociale TEMA

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të drejtësisë për vrasjen e Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj me kallashnikov. Protesta për Sabrinën janë zhvilluar dhe në qytetin e Fierit për të kërkuar drejtësi.

Gra, vajza dhe djem me pankarta nëpër duar kanë kërkuar që Elton Metaj t’i jepet dënimi i merituar dhe të rritet ndëshkimi i të gjithë atyre që vrasin gratë.

“Duam drejtësi, Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi, ku janë vaksinat?!”, janë disa nga shprehejt që protestuesit kanë thënë.

Kujtojmë se Sabrina u vra nga ish-bashkëshorti me të cilin kishte edhe një vajzë të vogël. 23-vjeçarja nga Fieri sapo ishte kthyer nga puna dhe ishte duke ngrënë darkë. Eltoni hyri në shtëpi dhe e vrau vajzën para nënës dhe kunatës së saj.

3 komente në “Kërkojnë drejtësi për Sabrina Bengaj, dhjetëra qytetarë protestojnë në Tiranë dhe Fier”

  1. ida says:

    Pse nuk protestoni para gjykates ne Fier!!!

  2. dritan says:

    Ne qofte se kjo eshte drejtesia qe po vjen me mire mos ardhte kurre, lirohen kriminelet dhe mbahen ne burg fukarenjte, turp per ata ndyresira qe lirojne keta vrases, drejtesia duhet te veproi dhe keta gjyqetare duhen denuar me burg…

  3. Tetovari2 says:

    Dënim të jepet edhe për gjyqtarët që e liruan dhe mjekun që e shpalli budalla vrasësin kur dihet se budallai edhe pse ska brina,vret me kallash ose thikë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje