Shqiptarët po heqin dorë nga telefonia fikse

15 Shtator 2021, 11:19Sociale TEMA

Telefonia fikse ka shënuar rënie me 11% në raport vjetor nga viti 2020 në vitin 2021. Nga të dhënat e AKEP, në 6 mujorin e parë të vitit 2021,  numëroheshin 211 mijë abonentë të telefonisë fikse.

Ky sektor, që pati kulmin e vet gjatë vitit 2011 me 339 mijë abonentë, për pak kohë nisi rënien graduale , paralelisht me zhvillimin e telefonisë celulare. Numri i abonentëve të telefonisë fikse ka rënë me 38% në dekadën e fundit.

Një tjetër tregues i këtij fenomeni është edhe fakti se kompanitë e telekomunikacionit në vend nuk tentojnë të konkurrojnë me ofertat për telefoninë fikse dhe se monopolin e mban Albtelecom me  75% të tregut.

Gjithashtu, tregohet se thirrjet e kryera nga abonentët e rrjetit fiks janë reduktuar me 8% gjatë vitit 2020 krahasuar me 2019-n, ndërsa minutat e shpenzuara në muaj, nga 35 në 33.

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dëshmojnë zbehjen graduale të shërbimit fiks të telefonisë dhe zëvendësimin e tij me teknologji më të avancuara.

Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të autorizuar të rrjeteve të telefonisë fikse që kanë raportuar se kanë pasur aktivitet gjatë 2020 në telefoninë fikse është rreth 40.

 

2 komente në “Shqiptarët po heqin dorë nga telefonia fikse”

  1. Kalec Dega says:

    Ja nje sukses i rralle i shqiptareve…lol….pervec Lazaratit….
    =
    ..BRAVO!, ja kane kalu Gjermanise e Amerikes…lol

  2. oj nanan bre sy ky Qeverri shqipnis asht magar fare
    spo e din hiq si abuzojne me datat e shqiptareve tregtia ma ne mode sot ne bote .
    mediet ,telefonia ,etj
    ne shqipni e koosve ,
    abuzojn te paprekur nga Drejtesia me Datat personale te shqiptareve ,te pambrojtur nga askush ne kto shtet t’karit
    ku greki ka ba namin .
    i grumbullojn datat e i shesin Botes tuj fitu Miljona bre nanen ja kafsha shteta t’karit .
    na perdorn si skllave i huji dhe ktra magart e medieve tana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje