Vijon operacioni “Bregdeti Ynë”, pritet shembja me tritol e një tjetër objekti 4 katësh në Dhërmi

14 Shtator 2021, 11:19Sociale TEMA

Një objekt katër katësh do të shembet në Dhërmi nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ky është një tjetër rast flagrant i tejkalimit të lejes së ndërtimit.

Ekspertët e IKMT, Policisë se Shtetit dhe Forcat e Xhenios po bëjnë aktualisht vendosjen e eksplozivit për të kryer më pas shpërthimin e kontrolluar.

Shembja e këtij objekti bëhet në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”, i cili rifilloi dy javë më parë pas ndërprerjes për shkak të sezonit veror.

Po në Dhërmi, IKMT shembi në fillim të këtij muaji një tjetër objekt pa leje. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thënë shpesh se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me një operacion që do të vazhdojë në të gjithë bregdetin dhe në zona të tjera të vendit për të liruar çdo hapësirë të zaptuar nga ndërtimet pa leje.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetra persona.

4 komente në “Vijon operacioni “Bregdeti Ynë”, pritet shembja me tritol e një tjetër objekti 4 katësh në Dhërmi”

  1. ermi says:

    Sa i dukshem eshte korrupsioni dhe menyra si behen gjerat.
    Dmth keta njerezit qe kane per detyre te kujdesen per mos lejimin e ketyre objekteve pa leje; e lejojne njehere qe te ndertohet (ndoshta nuk kane gjetur gjuhen e perbashket me ndertusin pa leje, dmth nuk ka patur mjaftueshem para ai i ziu qe te paguaj inspektoret) dhe pasi eshte bere gjithe ai ndertim, i cili nuk mund te behet per nje nate apo nje jave, e bejne edhe lajm pastaj, sikur jane shpetimtare te bregdetit. vk

  2. Cudia says:

    Ku ishte shteti kur kjo godine filloi te ndertohej?

  3. IB says:

    Kjo nuk eshte normale. Te gjenden menyra te regullta te tjera. Te shiten … ?

    1. Vasil Haxhikristo says:

      Si të shiten objektet që u ndërtuan në vende absolutikisht të mbrojtura dhe pa leje valide!?!?!? Keni bërë lekun me kanabis dhe s’dini ku të investoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje