Veliaj: I heqim licencën kompanisë që ka linjën e “Unazës”, kanë abuzuar me qytetarët

13 Shtator 2021, 13:55Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.

“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër. “Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor,” tha Veliaj, duke shtuar se, për të lehtësuar trafikun që rëndohet në muajin shtator me hapjen e shkollave, do të hyjë në fuqi dhe regjimi i furnizimit të pikave ushqimore dhe supermarketeve.

2 komente në “Veliaj: I heqim licencën kompanisë që ka linjën e “Unazës”, kanë abuzuar me qytetarët”

  1. Miri says:

    Shpejt je kujtuar o kruyetar… Unaza dhe linjat e tjera jane te gjitha problematike por si gjithmone ne Shqiperi punohet me fushata. Ate nr e tel ku denonconin qytetatet perse e hoqet apo ju shqetesonte shume?!

  2. ali says:

    Argumentimet jane te pamjaftueshme, keshtu qe ky fare kryetari nuk rendit te metat kryesore sic jane:
    1. Shpejtesia e qarkullimit 10-15 Km/ore
    2. Dendesia e pasagjereve ne autobuz jo me pak se 70 vete
    3. Paraqitja e punonjesve te autobuzit shofer/faturino si shitesa ambulante ne pazaret e Milotit
    4. Fjalori i ketyre punonjesve ordiner
    Si duket per Kryetarin e Bashkise keto aspekte nuk e shqetesojne, pavaresisht se populli ka mbi njezet vjet qe i vuan.
    Linja e unazes ka qene dhe vazhdon te jet nje torture per pasagjeret te cilet e paguajne edhe me shendetin e tyre qe vetem shkaterrohet nga ky sherbim unaze.
    Kryetar shpall standartet e sherbimt qe duhet te ofrojne keto linja, sidomos ne shpejtesi e cila ndikon edhe ne dendesine normale te pasagjereve te autobuzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje