Shkëputja e ashensorit në Astir,  ISHMT: Nuk është inspektuar nga ne

12 Shtator 2021, 14:27Sociale TEMA

Inspektorati shtetëror i mbikëqyrjes së tregut ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të shkëputjes së ashensorit tek një pallat në Astir.

ISHMT thotë se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

Njoftimi i plotë:

INSPEKTORATI SHTETËROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e Astir, Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si i regjistruar.

Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit

nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.

Nga të dhenat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar sic parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.

Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.

 

 

1 komente në “Shkëputja e ashensorit në Astir,  ISHMT: Nuk është inspektuar nga ne”

  1. Dori says:

    E cfare pastaj? Meqe nuk eshte inspektuar nga ju, ne duhet te rrime te qete? Bashki-Ishmt- V.K (se nuk ka rendesi emri) te behen bashke e te verifikojne ashensoret. Nese nuk marrin dot masa ata, marrim ne si banore, por te pakten te na thuhet se cili ka probleme e cili jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje