“Naimi” zbret në Rinas!

11 Shtator 2021, 12:38Sociale TEMA
“Naimi” zbret në Rinas!

Flota e Air Albania u shtua ditën e djeshme me avionin e tretë për fluturime civile. Avioni modern Airbus, i quajtur “Naimi” kreu fluturimin e parë me udhëtarë nga Stambolli drejt Tiranës.

Përfaqësuesit e kompanisë shprehen krenarë për këtë shtesë të re të kapaciteteve të tyre, e cila erdhi si nevojë për të përballuar kërkesat gjithnjë e në rritje të klientëve të saj.

Stambolli është veçse një nga destinacionet e flamurmbajtëses shqiptare. Air Albania gjithashtu kryen fluturime të rregullta me Italinë, por jo vetëm.

Nëpërmjet bashkëpunimit me Turkish Airlines, pasagjerët e Air Albania kanë mundësi të udhëtojnë në të gjithë botën. Tashmë, përveç “Migjeni” dhe “Lasgushit”, “Naimi” do të jetë komoditeti më i ri që pasagjerët e Air Albania do të mund të shijojnë në udhëtimet e tyre drejt destinacioneve më të rëndësishme në Europë dhe kudo në botë.

Me rehabilitimin e situatës së pandemisë globalisht, tregu i udhëtimeve njohu një normalizim muajt e fundit, duke përforcuar nevojën për komoditet dhe cilësi në shërbime, standarde të cilat Air Albania ia ofron pasagjerevë të saj në çdo fluturim.

3 komente në ““Naimi” zbret në Rinas!”

  1. Di says:

    Kur do te shohim nje avion shqiptar ne Amerike,….ëndër ?

    1. Makineria e propagandes nuk ka te ndalur says:

      Ore kur do realizohet endrra e furnizimit 24 ore me uje te pijshem ? Se me keto pordhe me avione turq me flamur shqiptar u ngopem.

  2. Pordhe me rigone.... says:

    Jo larg dita edhe e…..caimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje