Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar disa nga kompanitë importuese të miellit në Shqipëri që të ndërpresin praktikat e caktimit në mënyrë të bashkërenduar të çmimit të miellit, përndryshe do të përballen me penalitete.
Pak ditë më parë, çmimi i bukës në vend pësoi një rritje me 10 lekë. Rritja me 14% erdhi si reaksion zinxhir që nis nga importi i grurit dhe miellit, te prodhimi e më pas tregtimi. Importuesit thonë se çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur me rreth 130 dollarë për ton brenda një viti. Por, rritja nuk ka ndodhur uniformë në gjithë tregun.
Por në një njoftim për mediat, Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas hetimit ndaj kompanive importuese ka dalë në në përfundimin se kompanitë Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, “bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal”.
Njoftimi i plotë/ Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se:
1. Komisioni i Konkurrencës, me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 “Për mbylljen e hetimit të thelluar në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit ndaj ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, me kushte dhe detyrime dhe dhënien e disa rekomandimeve për MFE, MBZHR dhe AKU” ka vendosur:
I. Konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
II. Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon:
1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.
III. Moszbatimi i përmbushjes së pikës III të këtij vendimi, në zbatim të nenit 73 dhe 74 të ligjit nr. 9121/2003, ndëshkohet me penalitetet përkatëse.
IV. Monitorimin e sjelljes së ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për një periudhë 1 (një) vjeçare.
2. Komisioni i Konkurrencës do të shprehet me një vendim mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 të cilat shtrihen në kohë edhe pas përfundimit të periudhës 1 (një) vjeçare të monitorimit.
Me ligj keta kane bere rritje cmimi me marrreveshje dhe ne cdo vend re botes do ishin brenda…
Keta kane krijuar nje kartel te paster, keshtu qe duhet te ndeshkohen. E njejta gje ka ndodhur prej vitesh tashme me shoqerite e sigurimit. Edhe pse eshte krejtesisht e ditur dhe personat qe punojne ne agjensite qeveritare te kontrollit e dijne kete gje shume mire, asgje nuk behet. keshtu qe keta operatore, jo 1 vit por edhe 10 vjet ti monitoroje ky shtet, ska per te ndryshuar asgje.
Ne kete vend muti, njeriut i merren gjerat me elementare. Buka, ulet pesha dhe rritet cmimi. Uji qe e ka fale zoti, shitet me shtrenjte se qumeshti. Rera dhe uji detit zaptohet nga ata qe kane lokale. E pakuptimte. Dhe pushuesi thjeshte paguan zaptuesin. C’lidhje ka njeriu thjeshte me atdheun? Asnje lidhje. Atdhedashuri ne boshllek. Prandaj ikin.