Këtë vit, auditorët e universiteteve në Shqipëri do të kenë afro 124 mijë studentë. Sipas INSTAT, ky është numri më i ulët i pjesëmarrjes që prej vitit 2017, me 12% më pak studentë.
Amra Karini, është një prej maturanteve që ka vendosur të studiojë në Holandë, në degën Fizikë e Aplikuar. Marrjen e vendimit e kishte të lehtë, pasi nuk besonte së Shqipëria do t’i ofronte dijet që lakmon.
“Nëse do të mbaroja, nuk do të kisha treg pune. Në Holandë, ka një mundësi punësimi më të lartë. Mungon informimi në Shqipëri, për marrëdhënien pedagog-studentë, punën laboratorike”, tregon Amra.
Klejvis Verteniku ka zgjedhur Rusinë për të ndjekur studimet në mjekësi. Ai nis së shpejti vitin e dytë dhe në shtetin lindor ka gjetur eksperiencën e kërkuar.
Ndryshe nga universitetet europiane që bazohen mbi trajnimet studentore, si dhe vendosmërinë personale për të ndjekur një degë të caktuar, universitetet në Shqipëri i kanë varur shpresat te mesatarja.
Ikja e trurit, fill pas arsimit parauniversitar, sipas ekspertëve është një boshllëk që nuk mund të mbushet lehtë. Për të shmangur zbrazjen e auditorëve, ata sugjerojnë ndryshimin e sistemit arsimor, duke iu përshtatur kërkesave të studentëve.
E kuptuan me vonesë se dilnin nga universiteti më injorante se kur hynin dhe me xhepat bosh. Universitetet ne shqiperi, janë nivel më i ulët se gjimnazet në Eupopë.
Ku ka ndodhur, ne antarktide apo…?
Duhen hapur filiale te universiteteve te huaja. Arsimi shqiptar eshte i diskredituar! Mungesa te kualifikimit te lektoreve. Nuk mund te japesh mesim ne universitet me Master. Minimumi duhet PHD E FITUAR JASHTE. Kam takuar nje mesues cam nga jugu ne New York, por e mante vehten Grek dhe nuk la njeri pa i thene se kishte PHD ne matematike te fituar ne Shqiperi dhe se ja kishin njohur dhe ne Amerike. Teza qe kishte mbrojtur ishte si teju mesosh femijve te klases se 8te matematike. Imagjino metoden e mesimit ai e quante matematike, kur ne fakt eshte pedagogji. Pra nuk e dinte se kishte PHD ne Pedagogji por edinte se kishte ne matematike.Nga ky tip jane shumica elektoreve ne Shqiperi. Mentaliteti i tij ishte une shpjegoj mesimin dhe sme hyn ne pune a merr vesh studenti a jo. Imagjino cmentalitet? Vete kam bere matematike te aplikuar ne Cuny te New Yorkut ne “Queens College”. Gjate rruges per perfundimin e studimit hasa shume pedagoge te tipit shqiptar, qe vinin nga bota e trete, arabe, Latino amerikane, aziatike dhe me mentalitet, une marr rrogen, ti ha dynjane Por ndryshimi nga Shqiperia ishte se pedagoge te tille refuzoheshin nga studentet. Ne universitete e New Yourkut ka nje numur lektoresh qe japin te njejten lende dhe po ste pelqeu tipi qe jep mesim i thua cau belo dhe shkon tek tjetri. Po ashtu lektoret e kane shume te veshtire te marrin tituj qe te sigurojne punen.
jo bre…! lol
=
si keshtu?…….lol
=
Rrumpalla e Ballkanit, aka Albanistan…
Si ka mundesi? Rama thote qe Shqiperia nuk ka qene kurre me mire se sot. Pse po ikin cdo dite me mijera shqiptare nga kjo miresi? A ka mundesi qe ta kete gabim lideri suprem?
Shkuarja e te rinjeve per te studjuar jasht tregon mirqenie apo varferi……??
Po mbushja e universiteteve private cfar tregon…??