Në 4 ditë, 50% më shumë të shtruar në spitalet Covid, mjekja: Gënjehen nga ditët e para

8 Shtator 2021, 21:50Sociale TEMA

Oborrin e spitalit Infektiv në Tiranë javët e fundit rrallë e gjen bosh.  Mesatarisht çdo ditë paraqiten  15 deri në 20 urgjenca.

Të infektuarit që kërkojnë ndihmën e mjekëve sipas infeksionistes Migena Qato variojnë nga 20  vjeç deri në të moshuar. Të gjithë paraqesin formë të mesme deri në të rëndë të Covid 19.

Nuk ka forma të lehta” tha ajo. Pse po paraqiten në këtë gjendje? “Ditët e para të sëmundjes janë të gënjeshtërta, kanë simptoma të zbehtë dhe mendojnë se kaq ishte covid” tha ajo për ABC News.

Në spital nuk ka persona të riinfektuar, por vijojnë të paraqiten  ata që kanë marrë dozat anti Covid të Coronavac, Pfizer dhe AstraZeneca ndonëse të pakët në numër.

Në katër ditë  që prej rihapjes së Covid 3 numri i të shtruarve në dy spitalet  ku trajtohen të sëmurë me koronavirus  është rritur me afro 50%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje