"Mogulët" e grurit s'ka kush t'i dënojë

9 Shtator 2021, 18:40Sociale TEMA

Nga Emirjon Senja

Ky vend është qyfyre e madhe. Duke filluar nga institucionet, dhe më tepër qytetarët, që në çdo rast kur publikohet ndonjë shkelje përgjigjen që kanë në majë të gjuhës është: “Çfarë të duhet ty?!

Po si ç’më duhet?! Po po të vjedhin e po ha plehra o rryp!

Shikoni pak gallatën e radhës së Autoritetit të Konkurrencës:

Komisioni i Konkurrencës kishte hapur në korrik 2020 një hetim për tregun e grurit dhe miellit duke vënë në fokus pesë kompani nën dyshimin se merreshin vesh me njerë-tjetrën dhe përcaktonin çmimet duke shkatërruar konkurrencën e treg duke iu mohuar kështu shqiptarëve mundësinë për çmime më të lira dhe miell më cilësor, jo atë sorrogaton që na ofrojnë të hamë.

Pasi bën kërkime, Komisioni i Konkurrencës arrin në përfundimin se kompanitë “Agro Blend SHPK”; “Miell Tirana SHA”; “Bloja SHA”; “Atlas SHA” dhe Atlas Mills SHPK janë marrë vesh me njëra-tjetrën duke ngritur praktikisht një kartel të miellit në Shqipëri, përmes të cilit përcakonin çmimin; ndanin tregjet dhe caktonin sasinë e prodhimit që do të hidhnin në treg.

E çfarë mund të bëjë më tepër dikush për të shkatërruar me të dyja këmbët dhe duart konkurrencën në treg duke na bërë që të hamë kalbësirat me çmim sa “frengu pulën”?

Ndërkohë që çdo institucion i ngjashëm në botë do t’i dërrmonte me gjoba ata që kishin futur duart vjedhurazi në xhepat dhe stomakun e konsumatorit, AK i yni nuk i gjobiti, por u mjaftua me vetëm një këshillim.

Sot, më shumë se një vit nga mbyllja e atij hetimi dhe këshillës, kur edhe është njoftuar edhe rritja e çmimit të bukës për shkak të shtrenjtimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës del me një njoftim për shtyp (të pasaktë për nga formulimi, ose e kanë lënë me dashje ashtu) dhe i rikujton kompanive çfarë tha një vit më parë.

Në pikë IV të vendimit të vjetshëm AK thotë se do t’i mbajë nën monitorim kompanitë në fjalë.

Ndërkohë që nuk jepet asnjë shpjegim se përse nuk u gjobitën që vjet këto kompani, por iu la edhe një vit kohë që të thellonin shkeljen, AK bën me dije se tani (dy muaj pas përfundimit të afatit të monitorimit) do të shohë nëse do t’i gjobisë apo jo.

Shkurt, kjo lexohet: Vjet ju kapëm, por ju falëm, ju dhamë një vit kohë të bëheni çuna e goca të mira, të shohim pak tani si jeni sjellë.

Çmimi i bukës në furra është rritur ndërkohë me 10-20 lekë. Duket sa mirë janë sjellë importuesit e grurit dhe miellit

9 komente në ““Mogulët” e grurit s’ka kush t’i dënojë”

  1. Haka Tekizoti says:

    Mbetet të dyshojmë se Autoriteti i Konkurrencês është korruptuar nga karteli i miellit e bukës. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër qëndrimi prej edukatori të zbutur. Dikush duhet t’i paditë në prokurori të dy palët: kartelin dhe AK- mbrojtës me pagesë i kartelit.

    1. Taulant says:

      Ore zoteri, perpara se te flasesh, duhet te gjykosh: nese cmimi i burses nderkombetare te grurit eshte rritur me 60-70% kjo gje a nuk duhet reflektuar ne rritjen e cmimit te miellit e per rjedhoje te bukes edhe ne Shqiperi, e cila importon rreth 90 % te nevojave te saj per drithera buke? Prandaj mos ja fut pordhes si puna e ketij qe ka bere shkrimin.

      1. Jo me jo says:

        Po me zoteri ma shpjegon dot ti pse cmimi ka qene ne 2011 dhe 2013 i larte dhe tere vitet e tjera i ulet dhe cmimi bukes ska rene me 10 leke? Si nafta dhe mielli kur shkon fucia 30 usd sbie cmimi se ka rrezerva. Kur rritet nafta thone u rrit bursa. Hape bursen shikoje zoteri.

    2. Kalec Dega God - less Commies of Albanistan, lol says:

      Pranaj votojne perhere per komunistet shqiptart se ushqejne trurin me miell te prishur serb, lol…..

  2. Na ruajt zoti says:

    Jan paguar nga kompanitë…dhe e pëson populli.Hajdutë në Autoriteten e Konkurrencës.

  3. drini says:

    Shkrim i sakte, ne fakt qeverite ne kete vend bejne qejf sepse populli eshte dele jepi bar dhe e ha…..
    Vetem nje gje KETIJ POPULLI MOS GUXO TI SHASH PARTITE se digjet vendi…..
    O parti te qofsha fale se ne do hame bar…..

  4. sit back and relaks says:

    nuk kane paguar autoritetin e konkurrences por palloshin e gjate. mielli dhe nafta jane produkte strategjike per nje vend dhe pergjegjes per kete eshte kryetari qeveris in person. nuk ekziston delegim meritash ne shqiperi por vetem delegim faji, kur hapet naj tunel eshte merite e palloshit kur rriten cmimet eshte faji drejtorit perkates.

  5. sit back and relaks says:

    nuk kane paguar autoritetin e konkurrences por palloshin e gjate. mielli dhe nafta jane produkte strategjike per nje vend dhe pergjegjes per kete eshte kryetari qeveris in person. nuk ekziston delegim meritash ne shqiperi por vetem delegim faji, kur hapet naj tunel eshte merite e palloshit kur rriten cmimet eshte faji drejtorit perkates. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje