Vaksinim edhe për fëmijët mbi moshat 12 vjeç?

11 Shtator 2021, 16:09Sociale TEMA

Edhe pse rastet tek femijët nuk janë të shumta aktualisht, ekspertët në vendin tonë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe po shqyrtojnë mundësinë nëse është i nevojshëm vaksinimi i tyre.

Në një intervistë për televizonin Klan, Gjeorgjina Kuli, thotë se nuk ka ende asnjë vendim, pasi po bëhet vlerësimi i anëve pozitive dhe negative që mund të sjellë procesi i imunizimit tek të vegjlit.

Gjithashtu Komiteti i Vaksinimit ka nisur diskutimet nëse do të duhet që mjekëve t’ju ofrohet një dozë e tretë vaksine kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj nga imunizimi i tyre në Janar. Për këtë më parë do të pritet edhe fjala EMA për dozat buster.

Vaksinimi konsiderohet nga specialistët si arma më e fortë për parnadalimin e infektimeve, por dhe formave të rënda të sëmundjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje