Kaos në hyrje të Tiranës, makinat ngecin në trafik

13 Shtator 2021, 12:10Sociale TEMA

Të hysh në Tiranë prej fillimit të shtatorit, po bëhet pas çdo dite një mision tejet i vështirë.

Kjo për shkak të trafikut që krijohet qysh në fillim të tuneleve të ndërtuara tek ish sheshi “Shqiponja” në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Më tej, trafiku shtrihet përgjatë zonës së Astirit ku qindra automjete ngelen në trafik dhe është e vështirë për të çarë përpara.

Ndërsa mendohej se hapja e tuneleve tek “Shqiponja” do të lehtësonte trafikun, në fakt ka ndodhur dhe kundërta.

Për më tepër që situata pritet të rëndohet edhe më shumë, kur të fillojë shkolla për fëmijët dhe studentët.

3 komente në “Kaos në hyrje të Tiranës, makinat ngecin në trafik”

  1. Qytetar says:

    Ja sa të fillojë edhe projekti i kullave tek zona midis ish rreth rrotullimit shqiponja dhe atij tek kaza italia. Pastaj nuk do dojë më orë por ditë për të hyrë në Tiranë.

  2. AI says:

    I kane bere si syre e tyre….une nuk kam pare tynele re ketij lloji idiot gjekundi…tuneki kudo eshte nje e ndahet brenda gjate ecjes….

  3. Tr says:

    Edhe kur te mbaroi komplet projeki, hyrja per ne Tr nuk ka per te ndryshuar aspak.
    Me pare, te gjithe dyndjen e hante rrethrrotulli dhe ne kete menyre nuk krijohej kaos ne rrugen dritan hoxha e der tek zogu i zi.
    Zgjidhja e vetme.
    1.Semafori tek spitali ushtarak te rri gjithmone i hapur per ne drejtim te zogut te zi
    2.Nenkalim per kembesoret
    3.Krosia e atobuzabve te filloje mbrapa semaforit e jo qe ne dalje te tunelit
    4.Kryesoria.
    Ose ferrik xhajko ose dom bosko te behet me nenkalim.
    Nuk ka asnje zgjidhje tjeter nqs nuk zgjidhet problemi tek zogu i zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje