Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5480 testime nga të cilat 992 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të prekur nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 843.
Shqetësues është fakti se është rritur ndjeshëm numri i pacientëve në gjendje të rëndë në spitalet COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar. Një ditë më parë, 13 persona ishin në gjendje më të rëndë.
Normal…pa asnje mase…mbush me Indians per karantine….duroni se vjen nentori…