Gjatë ditëve të fundit një debat i fortë është ngritur mbi përbërësit e vaksinave kundër Covid-19. Në rrjetet sociale u përfol se vakinat kanë element si metali, xhelatinë dhe konservant.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka publikuar përbërjen e vaksinave Pfizer dhe Moderna, ku thotë se nuk kanë asnjë elementë të tillë, ndërsa shton se përmbajtja e tyre është kryesisht me polietilen glikol.
“Kush janë përbërësit e përfshirë në vaksinat COVID-19 (mRNA)!
Duke parë se kohët e fundit diskutimi mbi vaksinat me (mRNA) ka krijuar një konfuzion të madh te njerzit, duke shkaktuar shqetësim dhe pa siguri te qytetarët, po ju tregoj pikërisht përbërësit e tyre.
Më poshtë është një tabelë me listën e përbërësve të vaksinave: Pfizer-BioNTech mRNA, Moderna mRNA, Janssen(vettore virale).
Asnjëra nga vaksinat nuk përmban vezë, xhelatinë, lateks ose konservant. Të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë pa metale të tilla si hekuri, nikeli, kobalti, litiumi, ose produkte të prodhuara si mikroelektronike e të tjera.
Shënim: Të dy vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna COVID-19 përmbajnë polietilen glikol (PEG)”, shkruan Brataj.
Gënjen, gënjen,nuk tregon se vaccinat përveç hekurit, zhelatinës,litiumit përmban edhe krolodila,
elfanta,salibana dhe qershia mbi torte kokën katrore
të Çakos.
P.S.Kështu është kur mungon ose nuk zbatohet në praktikë ligji për lajme të rreme dhe plasuesit nuk
ndiqen penalisht qofshin individë ose gazetarë!
Injoranca plus gryksia e medias po e sjell shoqerine te mosbesimi ndaj shkences. Doktor, mos u lodh shume, leri mediokret te vrasin veten. Ata vetem hane, dhjesin e bejne zhurem. Pa ta do jemi shoqeri me e mire.