FOTOT: Ndryshimi i pabesueshëm i qytetit të yjeve të Hollivudit

18 Shtator 2021, 19:40Lifestyle TEMA
FOTOT: Ndryshimi i pabesueshëm i qytetit të yjeve të Hollivudit

Një libër që flet për transformimin dhe evolucionin magjepsës të Los Anxhelosit, nga vitet 1870 e deri më sot, është publikuar nga aktorja dhe gazetarja, Rosemary Lord.

Libri krahason fotografitë e vjetra të arkivave me fotografitë moderne, të fiksuara nga i njëjti këndvështrim. Imazhet historike të shekullit XIX dhe fillimshekullit XX, dëshmojnë më së miri evoluimin e vendit.

Ndër të tjera, autorja e librit shkruan: “I ka mbijetuar përmbytjeve katastrofike, zjarreve, trazirave dhe tërmeteve, por sërish Los Anxhelos vazhdon të tërheqë banorë dhe vizitorë të rinj”.

Fotogaleria e mësipërme paraqet disa nga imazhet e rralla të Los Anxhelosit vite më parë, si dhe ndryshimet rrënjësore që ky vend ka pësuar.

Sot Los Anxhelos konsiderohet edhe si qyteti i yjeve të Hollivudit, pasi shumica e tyre jetojnë aty në vila luksoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje