Përlotet artistja 82-vjeçare: Dola të shisja edhe lule rrugëve, këtu pensioni nuk mjafton për të jetuar

20 Shtator 2021, 22:00Lifestyle TEMA

Virgjini Mile Ristani, dikur një këngëtare e shquar e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat dhe më pas në Tiranë, ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’.

Ish-këngëtarja e njohur, sot në moshën e artë kujtoi me nostalgji vitet e aktivitetit të saj artistik por foli edhe më gjerë mbi momentet kyçe të jetës.

“Jo vetëm Ansambli që më mungon shumë, por më mungojnë këngët. I dua shumë, i dashuroj. Edhe spektatori. Me Ansamblin e Beratit patëm shumë suksese të njëpasnjëshme” – shprehu Virgjinia teksa kujtonte kohët e shkuara.

Në moshën 72 vjeçare, Virgjinia humb bashkëshortin, të ndjerin Thimio Ristani dikur akrobat i cirkut në vend. Kjo humbje e madhe e la Virgjininë të vetme si pasojë edhe e pamundësisë për të pasur fëmijë.

Ajo shpreh se fati nuk e deshi që të ndërtonin një familje të madhe, por dashuria nuk mungoi deri ditën e fundit.

“E vështirë shumë është, ne shkonim shumë mirë. Si dy zogj na thonim. Me kujtimin më të mirë ka ikur, jo vetëm nga mua por nga të gjithë njerëzit që e njihnin edhe e donin” – tha e prekur zonja.

Virgjinia tregon se sot jeton nëpërmjet një pensioni minimal prej 18000 lekësh dhe mungesa ekonomike e ka detyruar të shesë lule në anë të rrugës.

Sipas saj, fillimet me lulet qenë të sikletshme por ajo nuk ndaloi së tregëtuari trëndafilat që i rrit me përkujdesje në kopshtin modest mbrapa shtëpisë.

“Unë kam shumë trëndafila, edhe lule të tjera në shtëpi. Më thotë dikush, shiti ato trëndafilat. Jo se është turp I thashë. Bëra një tufë me trëndafila dhe i vura te parvazi afër shtëpisë.

I vura atje. Ecja rrugës dhe thoja ‘pse e ula veten unë?’ më vjen një zonjë dhe më thotë ‘Ku i shet ato ti? Bjermi mua.’ Aty plasi cipa” – tha me humor 82 vjeçarja.

12 komente në “Përlotet artistja 82-vjeçare: Dola të shisja edhe lule rrugëve, këtu pensioni nuk mjafton për të jetuar”

  1. PENSIONISTI says:

    1.800 apo 18.000 leke ne muaj se nuk kuptohet.
    Nje pensioniste ish kengetare me 1.800 leke ne muaj!?
    Sikur nuk shkon.

  2. P says:

    Nuk ka pension 1800 leke. Pensioni social eshte 7000 leke.

  3. Plaku says:

    1800 lekë pension????
    Ke harruar 0…
    18000 prapë është pension mizerabël!

    1. Fukarai says:

      Nuk ka leke qeveria te rrite pensionet,se po paguan miliona euro per te mbajtur afganet me paret e shqiptareve dikur ia ka lene babai me testament!
      E degjuat se si iu kundervu Macronit francez qe i tha se Shqiperia paguhet per mbajtjen e sfganeve,ndersa ky sharlatan iu pergjigj se ,”Na dha SHBA fonde per afganet,por ne nuk i pranuam!
      Kishe hallin,i shkreti te mos varferohej SHBA meqenese eshte shtet me fukara se ne,!
      Te hengert mortja o Rsme,qe e rope kete popull!

  4. Rilindia says:

    Ske faj ti mi zemer puna është ndër por pse në pleqëri. Fajin e kane pushtetarët tanë hajdute. Ju tani duhet të ishit në një krociera për tu çlodhur dhe për tu argetuar si gjithë europiane e tjerë. Mos U mërzit se tani çdo vit do të rritet 5 përqind për katër vjet rresht dhe nga 18000 do të shkojë 20000 dhe je apposto mund të maresh dhe të shkosh ku të duash dhe pa shitur lule. Kështu na gënjeu Enveri, po kështu dhe Sala, kështu dhe këta e me radhë. Te gjithë derrat një surrat kanë.

  5. xhoxhi says:

    Ja pra ku duket puna e mirë e qeverisë që të japë pensione për të jetuar normalisht.Lamë kockat minierave,hidrocentraleve,uzinave etj etj dhe sot na japin një pension qesharak,Me lekat tona bënë kta politikanë dhe sot pasi kanë siguruar jetën me politikën tallet me njerzit e ndershëm.Ja pra që mandati i tretë është për tu pasuruar ata dhe jo ne pensionistët.Besoj se e shikoni parlamentin të gjithë.Ska më turp të gjithë kanë një nivel arsimor mizerabël dhe na dalin dhe na flasin me fjalë që as vetë nuk i a dinë kuptimin.Ca grisin votat dhe i hedhin për tokë si trima tjetri del e mbledh si pastrues.Ja nga ky parlament dhe nga kjo opozitë presim të qeverisemi nesër.Ska më turp…

    1. Realiteti says:

      Sikur te kishit lene kockat duke luftuar Enver Hoxhen ne vitet 60-te, kur na ndau nga bota e qyteteruar, nuk do ishim ne kete gjendje ekonomike tani. 180 mije leke pension boll e keni.
      Pastaj, ne cdo vend te botes artistet e nxjerrin me shume veshtiresi jetesen. Po deshe te jetosh mire behu dentist ose informaticien: profesione qe nuk te pasurojne shpirterisht, por materialisht.

  6. hoping says:

    Artistja e tregon veten edhe 82 edhe 92 vjec qe eshte artiste. Po ne qe nuk kemi asnje talent si t’ia bejme.

  7. anticensurë says:

    “përse e ula veten unë”????
    mentaliteti që akoma shumë nga ne i mban peng të “kastës” që mendon se i përket!!
    njeriu nuk ka kastë,njeriu duhet të jetë njeri tërë jetën!!
    njeriu e ul veten në raste të caktuara,por që nuk kanë të bëjnë asnjëherë me punën e ndershme!!e punë e ndershme është kjo që ka bërë zonja!!pra ka shitur prodhimin e saj!!vet i ka mbjellë,vetë i ka vjelë, dhe po ashtu,vetë i ka shitur!!
    zonjë,ty nuk të “ka plasur cipa”(si i thonë kur njeriu këthehet nga i ndershëm në mashtrues)!
    zonjë ju keni bërë atë që bën çdo njeri normal,i përshtatet kushteve të jetesës!!
    ka shumë artistë që e kanë ulur veten,duke “mbetur lartë”,duke vazhduar zanatin e tyre me bythëlëpirje politike,me thyerje karrakteri,me përdorim politik nga të tjerët e kështu me rradhë!!
    ne e shohim artin,si një vlerë të pandryshueshme,si një talent që e ka dikush dhe që është i pazëvëndësueshëm dhe që duhet të vlersohet me çdo lloj mënyre dhe nga të tjerët!jo vetëm moralisht e shpirtërisht,por dhe materialisht!!
    ky është një mentalitet i gabuar!talenti është vlerë e një personi,por kjo nuk e detyron shoqërinë ta pranojë dhe ta paguaj me doemos!!shumë faktorë ndikojnë në këtë aspekt!!
    -një talent që ka vlerë në skuadër,nuk mund të vlersohet kur është i vetëm
    -një talent që është shumë para shoqërisë nuk mund të vlersohet nëse shoqëria nuk e kupton
    janë dy fakte që bëjnë atë që talenti mund të mos ketë asnjë vlerë,por në të njëjtën kohë,njeriu i talentuar do të hajë e do të jetojë!ai që mbetet skllav i talentit të tij,dhe nuk i përshtatet jetës,duhet të përulet,të ulet e shpesh të këthehet në mashtrues!nëse nuk do të ulet në këtë nivel,personi fillon përshtatjen me kushtet e reja të jetës!!
    në shqipërinë e këtyre 30 vjetëve,shumë njerëz,si zonja në fjalë i janë përshtatur kushteve të reja të jetës!!kanë ndërruar zanatet e tyre,shumë,shpesh herë,dhe kanë bërë një jetë normale si gjithë të tjerët!!
    një pjesë tjetër që nuk ka pranuar “ta ulë veten”,është shëndruarr në zvarranik,në legen bythëlëpirës,majtas djathtas!me një fjalë është prostituuar në të tërë mënyrat!!
    unë do të thosha “zonjë keni jetuar jetën tuaj me ndershmëri,në një shtet të papërgjegjshëm për banorët e tij”!!kjo është e rëndësishme!!

  8. Edkari says:

    “Rilindia”
    Pse nuk provon nje here Lulin pushtetar, mbase i bene pensionistat te udhetojne nje here ne kozmos me keto anijet e amerikanit te pasur.
    Nuk na gjen gje, e provojme nje here, pa para eshte. Nuk qelloi i mire, provojme Gaz Bardhin apo ate kerriçin e Fahri Balliut, meqe ka “studiuar” ekonomi dhe menaxhim te koorporatave ne Ingliterre.

  9. Taulant says:

    Ju pensionist e meritoni kete qeveri sepse votoni gjithmon llumin PS.
    Edhe si shperblim keni ilacet e skaduara te Beqajt&CO qe te vdisni sa me shpejt.

  10. Mirel says:

    “Taulant”
    Kurse ju te pa dale ne pension, meritoni qeverine e llumit Berishe.
    Dhe si shperblim keni ilaçet “bashkekohore” te Nard Ndokes & CO qe te rroni sa me pak.
    Rrofshin shpellat dhe gjirizet per ne urithet e Sali Ram Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje