Çlirim Gjata: Nuk jam dakord me ata që ikin dhe shajnë, largimi i Berishës nuk u votua

21 Shtator 2021, 21:37Politika TEMA

Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i cili nuk është riemëruar me poste në këtë forcë politike beson se ndaj tij nuk është bërë padrejtësi.

I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Gjata tha se e ka ditur që siç ka hyrë edhe mund të dalë nga politika, pasi rregullat janë të tilla.

“Unë me PD kam që në 8 dhjetor, ndërsa në PD kam qenë 3 vitet e fundit. Me të që në 8 dhjetor, kam qenë koshient dhe e kam ditur që në ditën e parë që siç hyra edhe mund të dal. 

Kjo është politika jonë, këto janë rregullat. Gjithmonë kam mbrojtur mendimin dhe nuk kam qenë dakord me ata që ikin duke sharë. Të mira të këqija, kur hyra nuk mund të dal të shaj, si kur fitoj si kur dal dhe humbas me të njëjtat rregulla. 

Nuk kam pranuar kurrë të dal të diskutoj për këtë gjëra. Nuk i kam shkuar kujt më vendos në listë sepse e ka ditur që këto janë rregullat. Mirë keq këto janë. Na pëlqejnë kur fitojmë dhe kur ikim themi s’ka demokraci. Nuk mendoj se ndaj meje nuk është bërë padrejtësi. Është hedhur në votim në këshill dhe të dal të them unë pse nuk ma vure emrin në listë,” tha Gjata.

Më tej ai thekson se PD është në një situatë të rëndë, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Sipas tij, largimi i Berishës nuk është votuar

“PD sot ndodhet në një situatë shumë të rëndë.  A u votua largimi i zotit Berisha? Edhe kur ka ndodhur mocioni Pashko, formalisht u votua. Kjo që ndodhi me Berishën është krejt tjetër. Është rast i llojit të veçantë,” u shpreh Gjata.

3 komente në “Çlirim Gjata: Nuk jam dakord me ata që ikin dhe shajnë, largimi i Berishës nuk u votua”

  1. arrestimi i berishes metes etj Kriminele me Dosje ne Shba
    jane te pashmangshem
    le te hidhet perjpjet kushtedo .
    basha ka nenshkruar se do i bindet vullnetit te Shba-ve deri ne dhenjen e pumit salih berishesh
    ne kembim te mosArrestimit te tij dhe sekuestrimit te pasurive .
    nuk ka me asnji rrugedalje ,
    gjithe shtegjet jane zen .
    Burgu eshte gati jane instaluar gjithcka brenda ne pirtje te krimineleve Shqiptare
    Edhe BE-ja dha viston per berishen .

  2. Jorgo says:

    serbet prandaj i kane sunduar kosovaret me shume se nje shekull… politika e tyre pasi studiiun te sunduarit ishte njehere qe njeri nga familja eshte sherbetori i yne gjithe pasardhesit do jene njesoj…

  3. Sul Koburja says:

    Ky babane e kishte spiun te serbìt dhe te sigurimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje