Rajmonda Bulku: Kishim komplekse dhe për një skenë në krevat, na kritikonin se brezi juaj nuk di të puthet...

21 Shtator 2021, 20:44Lifestyle TEMA
Rajmonda Bulku: Kishim komplekse dhe për një skenë në

Filmi i mirënjohur shqiptar, “Vdekja e Kalit” vjen i restauruar.  Në premierën e tij, shfaqur mbrëmjen e së hënën në ambientet e Parkut Olimpik, vetë aktorët protagonistë të tij, e konsideruan një premiere e dytë.

Aktorja Rajmonda Bulku teksa tregon prapaskenat e xhirimeve thotë se kanë pasur shumë komplekse, veçanërisht gjatë skenave me puthje.

Teksa e vlerëson maksimalisht mesazhin që përcjell ky film, Bulku thotë se ndihet e lumtur që ka qenë pjesë e tij.

“Ishte një premierë e parë për mua nga ana artistike emocionale. Nëse në premierën e parë ishim në një kompleks gjërash qoftë edhe për idenë e të puthurës, apo një skene krevati.

Nuk e di ç’do na thonin njerëzit që në të vërtetë nuk thanë asgjë dhe e mirëpritën, por unë mund të kem qene e ngurtë në sallë, ndërsa sot emocioni filloi që në sekondën e parë dhe mbaroi deri në fund, dhe në fund i thashe vetes ‘jam e lumtur që jam pjesë e këtij filmi dhe që ky film është në arshivën e kinemasë tonë, sepse i duhet historisë së këtij popullit, i duhet brezave”- tha aktorja Rajmonda Bulku.

Çfarë ndryshimi ka ky film i restauruar në vetvete?

Për fat të keq e kemi xhiruar në grahmat e fundit të Kinostudios, nëse do donim të bënim një dubël tjetër, ku me pa të drejtë na akuzonin që ‘brezi juaj s’di as të puthet’, ata kanë harruar që ne nuk kishim film për të bërë dubël të dytë. E kemi bërë vetëm me një dubël, nuk kishte më film Kinostudio.

Dhe niveli i filmit, ishte c’kishte mbetur. Është një film i bërë vetëm nga dashuria jonë, i grupit të filmit, i Timos, i Bardhyl Martinjanit që ka qenë operatori i filmit atë nuk e haroj. Saimiri që e coi filmin deri në fund dhe që ka bërë edhe një montazh të shkëlqyer. Është një film që ka emocion në çdo episod.

Nëse do e kishit xhiruar sot, çfarë do kishit bërë ndryshe?

Asgjë. Përveç aty ku ka një dubël, mund të kisha bërë dy, sepse në film janë mëse normale që të bësh dy apo tre edhe më shumë.

Si do e vlerësonit ju kohën e sotme, sa i përket xhirimit të një filmi?

Po e përjashtoj veten time që jam në këtë film dhe po e shoh si film artistik. Është një skenar i jashtëzakonshëm, ka karaktere aktorësh të mrekullueshëm, dhe ka një emocion që unë them se vetëm Saimiri di ta sjellë në kinema.

Si është të xhirosh një film sot?

Teknikisht sot mund të jetë një mrekulli. Ne s’gjenim film për të bërë një dubël të dytë, jo të kishim kushte të tjera. Artistikisht nuk di çfarë të them, mbase nuk duhet të paragjykoj, por nëse një film të sjell emocion artistik e ka realizuar veten e vet.

Në fund filmi jep një mesazh të fortë: ‘paftyrësia e njeriut arrin në nivele alarmante’, a ekziston kjo edhe në ditët e sotme?

Absolutisht! Ka momente që është kaq e fuqishme dhe kaq e fortë sa është e dhimbshme për ta menduar.

8 komente në “Rajmonda Bulku: Kishim komplekse dhe për një skenë në krevat, na kritikonin se brezi juaj nuk di të puthet…”

  1. Petriti says:

    Te gjithe aktoret e punonjesit e artit kane qene te persekutuar dhe nuk i la sisyemi te zhvi;;onin talentet,
    Shih tani qe iku sistemi si po krijohen ktyevepra ne arte e ne letersi.

  2. E verteta says:

    Po, moj aktore, qe te tille, te bene vetem regjisoret nga bukuria e spikatur qe kishe! Mbeshtes plotesisht fjaline e fundit: ”pafatyresia e njeriut arrin ne nivele alarmante”, misherim i se ciles je. Edhe Drita Comon, ate vajze te brishte dhe te zgjuar, me te cilen mburresh se na e paske mbeshtetur ne vitet kur ajo dhe familja e saj persekutohej, duke u hequr si shoqe e ngushte e saj, nuk e ke pasur hic shoqe te ngushte, sepse nuk mund te kishte Drita te tilla. Ishe thjesht nje shoqe shkolle e saj! Tru laraske!

  3. Ismael Kadareja says:

    Ec mi baxhelle. Mbiemri bulku dmth bujk, vukarenj, ju myste beu. Do te te kish mbajt si cingije.

    Nona jote qe me citjane.

    Keshtu zhvillohet shoqeria.

    Cupa jöte eshte me minitanga e pa syrjena fare ne rruge.
    Stermbesa tende ndofta do jete prape si fillim te zhvillimet te qenies njerezore:
    E xhveshur dhe marredhenie sexuale ne grup, si ne boten e kafsheve.

    Se ti ndoshta nuk e di se nga Cerriku katapultove ne bllok dhe ne “akademine” e Arteve te bukura
    Njeriu eshte thjesht kafshe por shoqerore.

    Tyryfycke
    Emancipimi i gruas nuk matet me puthje apo sh… ne public

    Ti pshm je shume e emancipuar se nuk e mbajte kurre mbiemrin e burrit Pashko. Bulku dmth bujk i varfer tu duk me i fisem. Dhe “burri” ta pranoi. Fitore e madhe ne ate kohe.

    Dhe sot te pakte jane ata burra qe pranojne qe bashkeshortja te mbaj biemrin e saj dhe pas martese.

    Apo ti si artiste e “madhe” qe je e ke emer arti.

    1. Tropojaniii says:

      ti mer dak paske ik per lesh, shko lexo ndonje liber me mire te qetesohesh.
      shume energji negative paske.

  4. dikur says:

    Pa diskutim, temat qe trajtohen jane verte serioze . Serioze ne kuptimin qe te vene ne mendime edhe pasi filmi ka mbaruar . Apsurditetet qe egzistuan dhe vazhdojne te egzistojne ne shoqerine tone , ne politiken tone shquptare. Te ben te mendosh se si mund te jete kali armik dhe mepas ky njeri qe shpalli kalin armik u transformua ne demokeat i flakte . Promovues dhe implementues i demokracise nje person qe promovoje dhe implementoje luften e klasave deri tek kali ?!

  5. Pajdhany says:

    Sa kunj i ka ngel ktyne VIP te kohes s komunizmit,pse nuk jan qi aq rondshem sa po qihen kto VIP e kohes s demokracis…
    Fatkeqe ndihen…
    Kur shofin gocat e sotme me byth cica perjasht dhe tu u puth televizjoneve,imagjinojn qejfin qi bojn ato tu u qi jahteve e plazheve hoteleve luksoze,atehere ndihen xheloze per jeten e varfer ne t qime nen diktatur..dhe mundohen ta kompensojn n demokraci per t fitu kohen e humbur…

  6. Nje mergimtar says:

    Kot kapeni me Rajmonden,ajo thjesht ne saje te pamjes arriti ku se kish menduar kurre.Ajo dhe shume te tjere me mendesit e sotme gjykojne kohen e diktatures.Gjithmon mendja e sotme e qesh te djeshmen por,jo ne aspektin e arritjeve ne art te asaj kohe.Ne ate kohe nuk u lejuan skenat me seks por arti ishte art e nuk degjente ne skena vulgare.Kush i ka dashur edhe atehere nuk ja ka pertuar pas skenes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje