Nga Ylli Pata
Në trazirën që ka përfshirë Patinë Demokratike pas përjashtimit nga grupi parlamentar, janë përfshirë disa grupe e interesa mjaft të ndryshme në lojë.
Përveç njerëzve besnikë të doktorit; me role kryesore, ndihmëse apo figurantë, ka një pjesë që janë aty për interesa më specifike.
Disa, si përshembull deputeti i Fierit i PD-së, Luan Baçi, duket se kërkon të rrisë pozitat e tij në qark ndaj Enkelejd Alibeajt, duke afruar fanatikët e Berishës, ose kërkon të ruajë rolin e tij duke mbajtur një qëndrim më afër Berishës, por pa “firmosur” si mbështetës i tij. Në mediat pranë ish-kryeministrit, Baçi e cilësoi debatin aktual në PD, si “një gjë normale që synon thjesht t’j japë një shkundje opozitës për ta forcuar atë”. Baçi, i cili u shpreh publikisht, përfaqëson atë grupin e njerëzve që nuk duan të anohen tani për zhvillimet; pra pro apo kundër Berishës. Ky grup pret që animin ta bëjë në fund, apo në kulmin e kësaj beteje. Ky mund të quhet grupi i “oportunistëve”.
Ndërkaq, është përfshirë në trazirën e nisur në PD, edhe grupi i kundërshtarëve të Lulzim Bashës, të cilat ai i largoi apo nuk i kandidoi për deputetë dhe strukturat drejtuese.
Bujar Nishani dhe Edith Harxhi janë përfaqësueset më të njohura të këtij grupi. Ata janë të përfshirë fort e shpresojnë se nga kjo trazirë, do të ketë zhvillime të forta që do të sjellin një përmbysje të madhe në parti, ku do të largohet Lulzim Basha dhe do të integrohen ata vetë.
Por ka një gjë këtu, së bashku në paketë, përveç largimit të Lulzim Bashës, ky grup ka edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së. Që do të ishte një akt politik i qartë që bie ndesh me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky grup ndoshta nuk dëshiron rikthimin e Berishës, por duke qenë se ata duan të largojnë Bashën, po e bëjnë këtë me ndihmën e doktorit, i cili nga ana tjetër kërkon si resto rehabilitimin e tij politik, pas telendisjes që i bënë amerikanët dhe vetë biri i tij politik-Lulzim Basha.
Ky qëllim, pra rikthimi i Sali Berishës, nuk mbahet i fshehtë si synim, por thuhet qartazi publikisht. Edith Harxhi, tha dje se “Sali Berisha do të rikthehet në grupin parlamentar të PD-së”.
Kështu, që kjo betejë, më shumë se për shkarkimin e Lulzim Bashës, apo “demokratizimin e PD-së”, është një lëvizje për të rikthyer Sali Berishën aty ku ka qenë pas degradimit nga amerikanët dhe Lulzim Basha.
Edhe nëse Berisha nuk merr post publik në PD, rikthimi në parti nëse ndodh, e bën atë edhe më të fortë se ishte për 8 vjet me Lulzim Bashën në hije të tij, ku gjithashtu ishte vendimtar për aktet e qëndrimet e opozitës shqiptare.
Ka një grup tjetër që përfaqësohet nga Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, Fatos Hoxha, e të tjerë, që janë shumë më të qartë në qëndrimet e tyre politike. Edhe pse janë kundërshtarë politikë të Lulzim Bashës dhe kundërshtojnë të gjithë lidershipin e tij, e kanë kërkuar e kërkojnë ndryshime, ata nuk duan që PD të rikthehet një peng i Sali Berishës, që ky i fundit ta përdorë si mburojë politike në luftën me Amerikën.
Peshën në fund, në këtë betejë do ta kenë “oportunistët”, të cilët do të atashohen në kulmin e kësaj lufte.
Por, që politikisht beteja të marrë një sens edhe më të rëndësishëm politik, i takon kundërshtarëve të Bashës që nuk duan kthimin e Berishës, të bëhen më aktivë pa pasur nevojë që të mbrojnë Lulzim Bashën. Ndërsa ky i fundit, është i detyruar që të marrë edhe një vendim më të fortë se ai i pari që ishte jo i plotë për Sali Berishën, për tu bërë realisht një lider i plotësuar…
IMAGJINO CFARE DEBILASH
NDAJNE LULIN NGA BERISHA
LULI O MIQ A SESHTE KELYSHI
NESE SALA ESHTE KRYE BISHA
NESE LUFTONI PER TE DREJTEN
DUHEN DENUAR QE TE DY
PERNDRYSHE KOT HARXHONI FRYMEN
E KEQJA MBETET PO ATY
IMAGJINONI CFARE DEBILASH
E NDAJNE LULIN NGA BERISHA
PO NESE LULI ESHTE KELYSHI
A NUK ESHTE SALA KRYE BISHA
NESE LUFTONI PER TE DREJTEN
DUHEN LARGUAR QE TE DY
PERNDRYSHE LODHENI.ME KOT
PD MBETET PRAP LUBI
Sakte. Nje analize e kthjellet. Disa presin me lugen gati, si Bujar Nishani dhe vajza e Berishes Edit Harxhi qe fle e zgjphet me endrra per kthimin e atit dhe ngjitjen e saj. Bacet e Macet jane gati. E mjera PD cfare pret.
Sa poshte kemi rene,sa poshte kane rene ,sa poshte ka ren Saliu! Basha apo Saliu njelloj si “to be or not to be”? Do te rojme apo jo Hamleti i Shekspirit! Emra ne PD? Hajdute dhe kriminele vrases dhe spiune? Per kete jeni shqetesuar kaq shume?! Hallall ju qofte- do te thoshte turku! Nje njeri qe na vodhi demokracine na rehu dhe na vodhi,diskutohet per jete e vdekje! Jane te gjithe te poshter dhe te pa bese! Vetem servilet kane ngelur qe jane edhe hajdute edhe injorante edhe dinake! JU lumte per kendin e veshtrimit te artikullit apo dhe te tjere artikuj nga mendje te “ndritura” te politikes dhe Gazetarise Shqiptare! Edhe Tosi kishte shkruar per te mbrojtur Salin! Kuptohet nepermjet pageses! Eshte rritur shume vlera e plehrave keto dite! E ka rritur tregu i Sali kriminelit! S’kane fakte thote Tosi per Saliu sikur ky palo burre jeton gjithmone ne Itali!
E Turpëshme e Tmershme Si ka mundësi që Ky Qen bir Qeni , Ky Krye Kriminel , ky vrastar i Mijëra Shqiptarëve i veshjes së mijëra nënave në Zi për bijtë e bijat e tyre që sot numurohen në mijëra varre e sa për dhjetra Varreza në gjithë Shqitpërinë ?Ky Përbindësh ky Monstër , ky Faqezi duhet të Ekzekutohet , të digjet i Gjallë është Pak , Ky i pa fytyrë i pa skrupull ‘Guxon ‘ të tallet në mënyrën me Monsrtuore me bjë popull të tërë e që fatkeqësisht mbështetet edhe sot nga një turmë maskarenjësh e debila tru rrjeshur e faqëzinjë , Jazëk ju qoftë që nuk arini të distancoheni prej ketij Kafshe , këtij Krimineli , këtij Bishe me surat njeriu .
“Asgje nuk humbet, asgje nuk krijohet, çdo gje transformohet”
Çfar ke bere, do te te bejne, qarte o kriminel Sali Ram Berisha?
Çfar turpi tani ne pleqeri, nje mbyllje e peshtire e karieres, mjafte domethenese per njerzit e gjirizit.