I riu ka 6 muaj që e përndjek me thikë, këngëtarja e njohur rrëfen tmerrin që po përjeton: Kam frikë se do më vrasë      

23 Shtator 2021, 10:24Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka deklaruar së fundmi se ndihet në rrezik për jetën. Ajo thotë se një djalë 23 vjeç, ka hyrë në banesën e saj i armatosur me thikë dhe e ka kërcënuar.

I  riu është arrestuar nga policia, pasi ka përdorur armën e ftohtë jashtë ambienteve të yllit të muzikës.

“Fakti që z. Broën ka ardhur rregullisht në shtëpinë time për më shumë se gjashtë muaj më tmerron. Bazuar në kërcënimet e tij, unë kam frikë për sigurinë time dhe të familjes sime. Kam frikë se në mungesë të një urdhri kufizues, zoti Broën do të vazhdojë të vijë në shtëpinë time dhe do të përpiqet të më dëmtojë ose të vrasë fizikisht mua ose anëtarët e familjes sime”, ka thënë 28-vjeçarja në Gjykatën Supreme të Los Angeles për të dyshuarin 23-vjeçar, Aharon Broën më 13 shtator.

Nga deklaratat e këngëtares së famshme, Broën ka shkuar në shtëpinë e saj që nga muaji shkurt. Grande i tha gjykatës se nuk e ndan adresën e saj me publikun, prandaj tha: “Fakti që zoti Broën ishte në gjendje të gjente se ku banoj, më tremb”.

Ariana ka shtuar se në fillim Broën vinte rrallë në shtëpinë e saj, por me kalimin e kohës ai filloi të shfaqej çdo ditë e madje edhe dy ose tre herë brenda ditës. Sipas saj, 23-vjeçari kishte deklaruar duke bërttur: “Unë do të të vras ty dhe atë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje