Hygerta Sako: Si i "provokova" ultrasit serbë në mes të Beogradit

25 Shtator 2021, 11:04Lifestyle TEMA
Hygerta Sako: Si i "provokova" ultrasit serbë në mes të

Moderatorja Hygerta Sako ka treguar momentin më të sikletshëm ku nuk është ndjerë aspak mirë.

Bëhet fjalë për raportimin nga stadiumi i Partizanit të Beogradit kuR skuadra serbe Partizani do përballej me Skënderbeun.

“Më i veçanti është raportimi nga stadiumi i Partizanit të Beogradit, ka qenë Viola duke drejtuar Europa League.

Merrte pjesë Skënderbeu në Europa  League dhe përballej me Partizanin e Beogradit.

Duke qenë se kishte ndodhur ajo ngjarja e tetorit të 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë, gjakrat ishin akoma të nxehura. Ishte një raportim gjatë gjithë kohës me policë, skafandra, e çuditshme si atmosferë.

Nuk është se kishte shumë tifozë, por pjesa e ultrasve ishte shumë agresive. Unë sigurisht isha veshur kuq e zi dhe në momentin që duhet të kaloja nga raportimi i parë me Violën, duhet të shkoja nga ana tjetër e stadiumit për të folur me Ilir Dajën që ishte trajneri i Skënderbeut dhe të kaloja përpara ultrasve serbë dhe pas intervistës në Flesh Zone, duhet të kaloja përsëri për të parë ndeshjen përsëri përpara ultrasve.

E kam ndjerë veten shumë krenare, por ishte situatë shumë agresive dhe ndjehej ajo armiqësia. Fatkeqësisht Skënderbeu humbi në atë ndeshje dhe të shikoje se si lojtarët pas fitores kërcenin me ultrasit ishte realisht shfaqje shumë e shëmtuar sepse nuk ishte thjesht fitorja, por gëzonin fitoren ndaj një ekipi shqiptar dhe realisht jam ndjerë shumë keq atje”, është shprehur Hygerta Sako.

4 komente në “Hygerta Sako: Si i “provokova” ultrasit serbë në mes të Beogradit”

  1. vang says:

    po ti si i provokove se nuk e morem vesh apo pse kalove nga njera ane e stadiumit tek tjetra??DHE TI PROVOKOJE DO BEJE GABIM.

  2. vlora.vlora says:

    je nga moderatoret me te kendshme te televizionit shqiptar,nje bravo e madhe

  3. Michelangelo says:

    Si i provokove siq e provokove ate Italianin ne itali qe beje skena ne Venecia apo me Spanjollin para pak muajsh ne Spanje, o te njofim ti ne Beograd s’ke qka provokon ke biznismenet qe ta mbushin kuleten, ndoshta kete e quan provokim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje