Studimi: Covid-19 ul jetëgjatësinë, ndikim më shumë tek burrat

27 Shtator 2021, 13:53Shëndeti TEMA

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar nga Universiteti i Oksfordit lidhur me jetëgjatësinë e njerëzve.

Shkurtimi i jetëgjatësisë prej 2 vjet e dy muaj në krahasim me nivelet e vitit 2019 është vënë re tek amerikanët.

Të dhënat janë siguruar nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin.

Fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh që i atribuohet drejtpërdrejt COVID-19 tregon se sa shkatërruese dhe tronditëse  ka qenë për shumë vende,” tha Dr Ridhi Kashyap një autor i studimit.

Jetëgjatësia tek burrat u ul më shumë krahasuar me gratë. Por COVID-19 me shifrat e fundit të raportuara mund të cilësohet si pandemia më e rrezikshme për njerëzimin pasi ishte më vdekjeprurësja në botë.

Sipas të dhënave nga  Universiteti Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, që  kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë.

2 komente në “Studimi: Covid-19 ul jetëgjatësinë, ndikim më shumë tek burrat”

  1. Fshatari says:

    Jo gripi se ul jetegjatesine. Vaksina e ul jetegjatesine dhe kete e dine dhe te vete te vaksinuarit. Ne te vertete nga familja ime qe jane disa te vaksinuar, disa jane te semur dhe jane akoma me te semur psikologjikisht se se prisnin qe te semureshin. Pra sic eshte parashikuar Covid eshte semundje psikologjike qe sherohet vetem me psikologji pozitive dhe jo me vaksina pa fund.

  2. Baliu says:

    Studimi tjeter: Numri 19 ne Covid-19 e ka nje domethenje, pra duhen 19 vaksina qe te jeni te mbrojtur nga te gjitha variantet e tashme dhe te ardheshme te Covid. Cheers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje