Shkencëtarët zbulojnë një kombinim të ri ilaçesh për trajtimin e kancerit të vezoreve

21 Shtator 2021, 22:10Shëndeti TEMA

Mijëra gra me kancer të vezoreve mund të përfitojnë nga një kombinim revolucionar i barnave pasi u tregua se zvogëlonte tumoret në gjysmën e pacientëve me një formë të përparuar të sëmundjes.

Çifti i barnave, të cilat punojnë së bashku për të bllokuar sinjalet që lëshojnë qelizat e kancerit, mund të ofrojnë një mundësi të re trajtimi për gratë me një lloj kanceri në vezore që rrallë i përgjigjet kimioterapisë ose terapisë hormonale.

Ekspertët thanë se rezultatet nga provat e hershme të kombinimit të ri të ilaçeve, të paraqitura në Kongresin e Shoqërisë Evropiane për Onkologjinë Mjekësore, sugjeruan që trajtimi ishte shumë efektiv.

Ata ishin aq të suksesshëm saqë një provë e fazës 2 tashmë është duke u zhvilluar. Faza 1, e udhëhequr nga një ekip në Institutin e Kërkimit të Kancerit (ICR) në Londër dhe “Royal Marsden NHS Foundation Trust”, testoi ilaçet VS-6766 dhe Defactinib në pacientët me kancer të vezoreve të shkallës së ulët.

Ekspertët thanë se ky lloj kanceri tenton të zhvillohet në një moshë më të re, më pak se 13% e pacientëve i përgjigjen kimioterapisë dhe më pak se 14% i përgjigjen terapisë hormonale.

Rezultatet e provës tregojnë se nga 24 pacientët e vlerësuar, 46% panë që tumoret e tyre u zvogëluan në mënyrë të konsiderueshme në përgjigje të trajtimit.

Rezultatet ishin edhe më të mira në pacientët me një mutacion të veçantë, me 64% të cilët kanë tumore të nxitur nga KRAS duke i parë ato të zvogëlohen pas trajtimit.

Studiuesit thanë se kjo tregonte se profilet e tumorit mund të përdoren për të identifikuar se cilët pacientë kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga trajtimi i ri.

Dr. Susana Banerjee, gjithashtu nga ICR dhe konsulent onkologe mjekësore dhe drejtuese kërkimore në njësinë gjinekologjike të “Royal Marsden”, tha: “Nëse këto gjetje konfirmohen në studime më të mëdha, ato do të përfaqësojnë një përparim të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të vezoreve seroze të shkallës së ulët”.

Faza 1, duke përfshirë rreth 500 pacientë në Azi, Evropë, Amerikën e Veriut, Oqeani dhe Amerikën e Jugut, zbuloi se kishte një prirje të fortë drejt përmirësimit të mbijetesës së përgjithshme.

1 komente në “Shkencëtarët zbulojnë një kombinim të ri ilaçesh për trajtimin e kancerit të vezoreve”

  1. Lili says:

    Problemi eshte se 24 patiente jane asgje ne nje studim, edhe 500 jane shume pak .. pra hala asgje pos shpresa e marketing nga laboratori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje