AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit

20 Shtator 2021, 22:25Shëndeti TEMA

Gjiganti farmaceutik AstraZeneca ka njoftuar rezultat “novator” të një ilaçi të ri për kancerin e gjirit.

Ilaçi i ri i quajtur “Enhertu” zvogëlon rrezikun e vdekjes ose përparimit të sëmundjes me 72% krahasuar me trajtimet ekzistuese.

Provat aktuale tregojnë se një kombinim i kimioterapisë me ilaçin e ri është dy herë më efektiv në kontrollin e sëmundjes se sa trajtimi me antitrupa.

Tre të katërtat e 500 pacientëve të marrë në provë nga e gjithë bota të cilët u trajtuan me ilaçin e ri nuk treguan progres të sëmundjes së tyre pas 12 muajsh, krahasuar me 34.1% të atyre që u trajtuan me ilacet aktuale.

94.1% e pacientëve që u trajtuan me “Enhertu” i mbijetuan 12 muaj trajtim krahasuar me 85.9% të pacientëve që u trajtuan me medikamente të tjera.

Susan Galbraith, nënkryetare ekzekutive e Kërkimit dhe Zhvillimit të Onkologjisë në AstraZeneca u shpreh mjaft optimiste pasi ilaçi i ri pritet të transformojë shumë jetë pacientësh.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë.

Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme.

Edhe në Shqipëri kanceri i gjirit ka tendencë në rritje. Ai prek afro 600 gra dhe vajza në vit, prej të cilave një e treta humb jetën.

3 komente në “AstraZeneca krijon ilaçin që shëron kancerin e gjirit”

  1. Thimi says:

    Ne kete grup qe ka shpikur kete ilac eshte edhe nje shqipetare Mjekra ne amerike Emarjola Bako MD. 15 vjet eksperince ne USA eshte publicuar ne ESMO2021 ne Munich Germany

  2. Berat 21 says:

    Po me keta njerez te zgjuar qe nderoje Shqiperie meruni dhe nxirini neper gazeta she jane shembull per brezin e ri dhe jo me vipa prej koti. Bravo moj cupe.

  3. GM2000 says:

    Bravo edhe shkence Në USA ndricon Shqiperia.???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje